Të besosh tek e ardhmja e një vendi, do të thotë të besosh tek rinia e tij, të mbështetësh përpjekjet, punën, ëndërrat e saj, ta shohësh botën me sytë e saj, të bësh të tuat qëllimet që ajo ka, duke i kthyer ato në qëllime të përbashkëta. Të ecësh me hapin e saj, t´i rendësh nga pas e ta prish njëkohësisht, t´ia bësh ëndërrat të prekshme, t´i mësosh se në këtë botë asgjë nuk është e pamundur dhe e rastësishme.

Të projektosh të ardhmen e një kombi është sipërmarrje sublime, një mision madhështor që nuk mund ta marrë përsipër kushdo, veçse njerëz altruistë e me qëllime madhore. Ky është qëllim prej vizionari që sheh përtej hapësirës e kohës, që nuk jeton për të tashmen, por punon dhe i takon së ardhmes. Ky është vizioni i shkollës “Turgut Ozal”, i këtij institucioni dhe sipërmarrje madhështore, triumfues në të gjitha olimpiadat kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shkruar kështu edhe një herë historinë e suksesit.

Në një vend të vogël si Shqipëria, ku talentet nuk mungojnë, por mundësitë e tyre për t´u zhvilluar janë të pakta, kolegjet “Turgut Ozal” kanë ndërtuar programe, projekte ambicioze, tepër të avancuara në mbështetje të të rinjve të talentuar, veçanërisht në fushën e shkencave. Tashmë ata nuk synojnë thjesht të jenë më të mirët e Shqipërisë, por të ngrejnë emrin e saj nëpër botë, të bëjnë të dëgjohet e të flitet për të.