Nxënësit tanë

  • Turgut Ozal Social Media

Nxënësit tanë

Ata mendojnë në mënyrë kritike dhe krijuese si dhe, duke qënë në dijeni të problemit, prodhojnë një zgjidhje logjike dhe morale.

Parimi që udhëheq nxënësit tanë:

Të drejtat e njeriut, ligji dhe barazia janë pjesë e filozofisë së jetës së nxënësve tanë. Punojmë që ata të jenë të besueshëm, të udhëhiqen nga ndershmëria dhe të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre.

 

Mendjehapur:

Nxënësit tanë njihen me kulturat e individëve të tjerë, pa humbur vlerat e tyre, vizionin dhe respektin për traditën e gjithsecilit. Ata janë të hapur për risitë, shohin problemin nga këndvështrime të ndryshme dhe e kthejnë atë në një mundësi për të mësuar.

 

Tolerant:

Nxënësit tanë duke qenë me prejardhje të ndryshme, duke u ushqyer me ndjenjën e humanizmit dhe duke parë se si bota është një përbërje e të ndryshmeve që bashkejetojnë dhe i shërbejnë njëra tjetrës si pjesë të pazëvendësueshme, mësojnë të jenë tolerantë dhe mirëkuptues në shoqëri.

Guximtar:

Nxënësit tanë janë të aftë të përballen me pasojat e ndryshimeve të shpejta përrreth tyre. Ata marrin role të reja,  kanë besim për të eksploruar ide dhe strategji të ndryshme dhe kanë pavarësi të shpirtit, ndaj mbrojnë lirshëm dhe me guxim atë që besojnë.

 Dije:

Nxënësit tanë shtojnë njohuritë e tyre në çështjet kombëtare dhe ndërkombëtare përmes hulumtimeve dhe kanë aftësinë për të komentuar në lidhje me to duke i kaluar në filtrat e logjikës dhe ndërgjegjes.

Studiues:

Nxënësve tanë u kultivojmë aftësinë për të kryer kërkime shkencore dhe të marrin kënaqësi nga të mësuarit dhe t`a shohin si një pjesë të jetës së tyre arritjen e  suksesit.

Aftësi komunikimi:

Nxënësit tanë edukohen për të interpretuar mendimet dhe informacionet e marra në gjuhë të ndryshme si nevojë themelore e të qenit pjesë e komunitetit kudo që të jenë. Ata e shprehin veten e tyre dhe të komunikojnë me vetëbesim të lartë.

 Ndjeshmëri:

Nëpërmjet veprimtarive humanitare, nxënësit tanë ushqehen me frymën e ndjeshmërisë ndaj nevojave të njerëzve të tjerë, dhe bëhen individë të dobishëm për shoqërinë.

 Ekuilibër:

Thelbësor në edukimin e nxënësve tanë është ekuilibri midis fizikut, emocioneve dhe logjikës për arritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e paqes individuale.

Play Our Song