Edhe këtë vit për Klubin Shpresa u zgjodhën nga dy përfaqësues nga çdo klasë. Në mbledhjen e Klubit Shpresa, e cila u bë në 14 Tetor, u përcaktuan objektivat që Klubi Shpresa synon të realizojë për këtë vit.

Konkretisht përgjatë vitit shkollor 2016-2017 do të bëhen 8 aktivitete, të cilat do të kenë për qëllim mbledhjen e ndihmave financiare nga nxënësit dhe shpërndarjen e tyre në fshatra dhe jetimore. Në mbështetje të Klubit Shpresa këtë vit do të jetë dhe Bashkia e Tiranës dhe sëbashku do të organizohet dhe një aktivitet bamirësie në jetimoren e qytetit të Tiranës, duke ofruar edhe një vakt ushqimor.

Kjo javë shënon dhe fillimin e Panairit të Ushqimeve për klasat e 7-ta, të 8-ta dhe të 9-ta ku nxënësit do të shesin ushqime që do përgatisin së bashku me familjet e tyre.

 

Përgatiti: Breana Shehetila

Udhëhoqi: Imelda Prençe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *