Anëtarët e Klubit Shpresa të kolegjit “Turgut Özal” dhurojnë mjete mësimore për 100 nxënës të shkollës në Pezë të Madhe dhe shkollës vartëse të Pajanës

Anëtarët e Klubit Shpresa të kolegjit “Turgut Özal” dhurojnë mjete mësimore për 100 nxënës të shkollës në Pezë të Madhe dhe shkollës vartëse të Pajanës

Klubi Shpresa në ndihmë të nxënësve të prekur nga tërmeti, në Pezë të Madhe

Anëtarët e Klubit Shpresa, nxënësit e “Turgut Özal” të klasave të teta dhuruan mjete mësimore për 100 nxënës të shkollës në Pezë të Madhe dhe shkollës vartëse të Pajanës.

Shkolla “16 Shtatori” u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe nxënësit kolegjit “Turgut Özal” iu dhuruan pako me mjete mësimore bashkëmoshatarëve të tyre, në ambientet ku ata po vijojnë mësimin. Këto ndihma ishin mjete mësimore për çdo nxënës (fletore, lapsa, stilolapsa, ngjyra, gërshërë, goma etj) gjithashtu edhe kartona, e kuti me letra A4 e mjete të ndryshme si bazë materiale për shkollën.  

Për Klubin e Sportit u dhuruan topa futbolli, basketbolli dhe volejbolli. Një ndihmë e mirë ishte edhe një sasi e konsiderueshme librash, dhuratë për bibliotekën e shkollës. 

Çdo ndihmë u çmua shumë dhe shprehja në fytyrat e gëzuara të nxënësve dhe mësuesve na bënë të ndiejmë se vullnetarizmi dhe bamirësia janë vlera që çmohen e nuk humbasin kurrë. Sigurisht nuk u plotësuan të gjitha nevojat që kishin, por së paku disa prej tyre. 

Klubi Shpresa do të vazhdojë të ndihmojë e të sjellë gëzim, buzëqeshje e momente të lumtura aty ku ka nevojë.

Përgatiti: Imelda Prençe