Si mund të jesh mësues në shkollën “Turgut Özal”?

Shkolla “Turgut Özal” ka një traditë të vetën në përzgjedhjen e stafit pedagogjik.

 

Çdo kandidat dorëzon CV-në pranë institucionit tonë. Pasi vlerësohen CV- të e depozituara, kontaktohet me të interesuarit dhe iu kërkohet të prezantojnë një orë mësimi përballë një komisioni të posaçëm. Komisioni vlerëson prezantimin e orës së mësimit dhe përcakton etapat në vijim nëse ka interesim të ndërsjellë.

Pas pranimit, mësuesi trajnohet mbi përdorimin e metodave të reja gjatë orës së mësimit, si dhe i jepet informacion mbi sistemin e shkollës, duke filluar që nga tabelat që përdoren në klasë, mjetet didaktike etj.


Dokumentet që duhet të plotësojë mësuesi i pranuar janë si më poshtë:
  1. Licenca e mësuesit
  2. Libreza e punës
  3. Libreza e kontributeve shoqërore
  4. Kopje të noterizuara të diplomës dhe listës së notave
  5. Libreza shëndetësore
  6. Raporti mjeko-ligjor
  7. Fotokopje e kartës së identitetit
  8. Numri i llogarisë bankare