Mënyra e aplikimit është shumë e thjeshtë. Lundroni në faqen zyrtare të ASEF http://asef.al/apply dhe plotësoni të dhënat që ju kërkohen. Në përfundim të këtij hapi do t’ju shfaqet në ekran mesazhi i mëposhtëm:

Aplikimi u krye me sukses!

Ju faleminderit!

Application completed successfully!

Thank you!

Sapo të përfundojë ky hap, në mënyrë automatike dërgohet një email në adresën e nxënësit si dhe të mësuesit që udhëheq projektin. Në adresën e nxënësit dërgohet një “user name” dhe një “password”. Kodi që i dërgohet nxënësit nuk mund të jepet sërish nga organizatorët e konkursit. Nevojitet që nxënësi të sigurohet që ky kod i ka mbërritur. Kontrolloni në emailin tuaj  në “inbox” por edhe në dosjen “spam”. Kurt të mbërrijë emaili ruajeni atë sepse të dhënat që do t’ju dërgohen janë tepër të rëndësishme deri në datën 20 Shkurt.

Gjatë aplikimit, për t’u siguruar më mirë për këtë kod, ju rekomandojmë që në hapsirën ku kërkohet email i nxënësit të shënohet email i mësuesit udhëheqës duke qenë se ai është përdorues më aktiv i emailit.

PYETJE TË ARDHURA NGA NXËNËSIT

  1. Si të veproj nëse i kam ndjekur të gjithë hapat e përmendur më sipër dhe gjithsesi nuk ka mbërritur një email me kodin tim?

Bëjeni aplikimin edhe një herë nga fillimi.

  1. Si të veproj nëse mësuesi im udhëheqës nuk gjendet në listën e faqes së aplikimit?

Klikoni pikëpyetjen që gjendet në të djathjtë dhe në dritaren që do të hapet zgidhni opsionin “shto mësues”.

  1. Cilat janë datat e rëndësishme për këtë konkurs?

* Sistemi do të jetë i hapur për aplikime deri në 21 Dhjetor 2015, ora 24:00. Aplikimi zgjat 3-4 minuta.

  1. Si bëhet projekti?

Në linkun e mëposhtëm gjenden udhëzime se si përgatitet një projekt.

https://www.massscifair.com/sites/default/files/student_guide_312_0.pdf

 

Por informacion i detajuar gjendet edhe në faqen zyrtare të ASEF:

http://asef.al/ecology_engineering_science

http://asef.al/programming

http://asef.al/web_design

http://asef.al/poster_design

http://asef.al/short_movie

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *