Nxënësit e klasës së 2F zhvilluan një orë mjaft surprizuese dhe të veçantë  në klasën e ipadëve. Ata punuan me testin online Kahoot, një test me alternativa dhe me pyetje kryesisht logjike. Gjatë zhvillimit të testit pyetjet shfaqeshin në smartbordin e klasës bashkë me tabelën e alternativave, që në sfond përmbanin secila nga një ngjyrë. Ndërsa në pajisjen elektronike të nxënësit shfaqej vetëm një tabelë e vogël me 4 ndarje të ngjyrosura, ku çdo ngjyrë përfaqësonte njërën nga alternativat. Ajo çka duhej të bënte nxënësi ishte të klikonte mbi ngjyrën korresponduese me përgjigjen e saktë. Mësuesja përcaktonte minutazhin për zgjidhjen e çdo pyetjeje dhe rezultatet dilnin vetëm kur mbaronin të gjithë nxënësit. Në përfundim të testit u paraqitën emrat e 4 nxënësve që punuan më shpejt dhe më pas renditja e pjesës tjetër të klasës. Për nxënësit kjo ishte diçka e re, e pabërë më parë dhe stimuluese.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *