Fëmijët e parashkollorit, përveç projekteve me shtëpitë moderne të qytetit, gjatë një ore mësimore kanë punuar për projektin me temë “Ferma e kafshëve”.

Fëmijët, me ndihmën e mësueses, e kanë realizuar projektin edhe me mjete të riciklueshme. Ferma u krijua brenda një kutie kartoni. Atje ata ngjitën kafshë, shpendë dhe fermerët me traktorë. Me anë të shkopinjve të akulloreve bënë edhe gardhin që ndante kafshët nga shpendët.

Ky projekt i ka ndihmuar fëmijët të zgjerojnë njohuritë, duke mësuar për mënyrat e ndryshme të jetesës së kafshëve. Gjithashtu ata mësuan emrat e të gjitha kafshëve dhe të shpendëve që qëndrojnë në një fermë dhe ndryshimin bazë mes një kafshe e një shpendi.

Këto projekte praktike ndihmojnë që fëmija ta mësojë më lehtë informacionin dhe ta kujtojë më shpejt atë, edhe kur është jashtë në natyrë.

Punoi: Meri Berisha

Drejtoi: Elda Rrustemi