Lënda e aftësimit teknologjik është nga më të pëlqyerat për nxënësit tanë, sepse gjatë orëve të saj, përveçse mësojnë artin e punës me dorë, gjithashtu edhe  zbaviten duke i bërë detyrat e kësaj lënde së bashku me shokët e klasës. Projektet më të fundit, që synonin përdorimin e sendeve të riciklueshme, kanë mundësuar përgatitjen e disa objekteve prej druri. Fëmijët janë ndarë në grupe prej 6 vetash dhe duke përdorur mjete të thjeshta si listelat e drurit e pistoletat me silikon, dhe me ndihmën e mësueses së lëndës, kanë realizuar forma gjeometrike, shtëpi e kuti të vogla, korniza, karrigëza, mbajtëse librash, bredha etj. Këto punime, të ekspozuara në korridorin ku klasa e aftësimit teknologjik ndodhet, jo vetëm kanë zbukuruar shkollën, por edhe të japin përshtypjen se kanë dalë nga duart e artizanëve të vërtetë.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *