U përmbyll me sukses ASEF 2015 Kategoria Junior. Në sallën e shfaqjeve të Kolegjit “Turgut Özal”u zhvillua në një atmosferë shumë festive ceremonia e shpërndarjes së çmimeve për projektet më të mira në këtë konkurs shkencor. Projektet i përkisnin lëndëve shkencore dhe kompjuterike. Një juri e përbërë prej specialistësh, përzgjodhi me kujdes projektet më të mira. Ceremonia e shpërndarjes së çmimeve bëri të lumtur shumë nxënës pjesëmarrës në këtë eveniment. Është viti i tetë që zhvillohet konkursi ASEF Albania. Urojmë nxënësit fitues dhe të gjithë nxënësit dhe mësuesit e angazhuar në këtë punë të madhe. Gjithashtu, urojmë që tradita e mirë e evenimenteve të tilla shkencore të vijojë për shumë vite me radhë.

 

[mls_gallery id=”1573″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *