Filloi me entuziazëm të veçantë Olimpiada e Projekteve ASEF 2016. Numri i projekteve që janë paraqitur këtë vit nga nxënësit e gjithë kolegjeve turke në Shqipëri ishte 275. Nxënësit konkurojnë në dy kategori: senior dhe junior. Kategoritë, si çdo vit, janë poster design, short movie, web design, programim si dhe shkencë.

Juria që do të vlerësojë projektet përbëhet nga anëtarë prej Maqedonisë, Malit të Zi, Kanadasë si dhe Shqipërisë.

Në ceremoninë hapëse shiriti i kuq u pre nga z. Sadi Vorpsi, prefekti i Tiranës.

Vlerësimi i projekteve pritet të përfundojë rreth orës tre. Ndërsa ceremonia e shpërndarjes së medaljeve për fituesit është planifikuar rreth orës pesë të pasdites.

Dy projektet e para në kategorinë science senior fitojnë të drejtën të marrin pjesë në konkursin ISWEEEP që zhvillohet në SHBA.

 

[mls_gallery id=”4112″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *