Përfundoi me sukses panairi shkencor ASEF (kategoria senior) për nxënësit e klasave 10-12. Ky ishte panairi i njëmbëdhjetë dhe në të u prezantuan mbi 250 projekte nga nxënësit e shkollave: Mehmet Akif (vajza/djem), MIST, Turgut Ozal (Tiranë), Turgut Ozal (Durrës) dhe Hasan Riza Pasha (Shkodër).

Projektet përfshinin fushën e teknologjisë së informacionit dhe shkencës, si: natural sciences, social sciences, poster design, industrial design, programming dhe short movie.

Juria kishte në përbërjen e saj mësues dhe profesorë nga shkolla e universitete të vendeve të ndryshme të rajonit si: Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria etj.

Gjykimi i jurisë për projektet e nxënësve zgjati rreth gjashtë orë dhe gjatë kësaj kohe nxënësit prezantuan projektet e tyre duke shpjeguar qëllimin e projektit dhe hapat shkencorë që kishin ndjekur për realizimin e tij.

Në fund të aktivitetit më të mirët u shpërblyen me medalje, ndërsa dy projektet të vlerësuara me më shumë pikë nga të gjithë anëtarët e jurisë do të përfaqësojnë Shqipërinë në SHBA në konkursin e projekteve ISWEEP.

Përgatiti: Erjona Saqe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *