ASEF (Albanian Science and Engineering Fair), i cili zhvillohet prej 13 vitesh në shkollën tonë, ka pasur edhe këtë vit një larmishmëri projektesh e idesh, sajë fantazisë së nxënësve dhe aftësive të tyre krijuese.

Në 24 mars në shkollën tonë u zhvillua Konkursi Shkencor dhe Social i ASEF-it. Ky konkurs, në të cilin kishte pjesëmarrës nga të gjitha shkollat si: “Turgut Ozal” Tiranë, “Turgut Ozal” Durrës, “Hasan Riza Pasha” Shkodër, si dhe MIST u zhvillua në dy faza. Pas fazës së parë eleminatore, në fazën finale kaluan një numër i konsiderueshëm projektesh, sipas kategorive konkuruese përkatëse. Kështu: Natural Sciences paraqiti 63 projekte, Social Sciences 19 projekte, Short Movie 13 projekte, Industrial Design 26 projekte, Programming 13 projekte, Web Design 9 projekte dhe Robotics 8 projekte. Të gjithë nxënësit konkurrues u prezantuan denjësisht përmes projekteve dhe ideve mjaft të gjetura dhe një pune përgatitore disamujore. Anëtarët e jurisë shkonin në çdo stendë dhe nxënësit u shpjegonin projektin e tyre, duke folur për fazat përgatitore  të projektit, duke shpjeguar me anë të broshurave të ndryshme dhe duke pasqyruar dhe projektin në fazën e tij përfundimtare. Prezantimi i gjithë projekteve bëhet në gjuhën angleze. Pasi u vlerësua secili prej projekteve, në fund të ditës u shpallën edhe fituesit e vendeve të para, të dyta dhe të treta,duke marrë medalje dhe certifikatat përkatëse.

U urojmë shumë suksese nxënësve tanë dhe në aktivitete e konkurse të tjera!

Punoi: Enisa Dalipi

Udhëhoqi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *