Një orë ndryshe në lëndën e qytetarisë

Klasa e 3D zhvilloi një orë qytetarie në mensën e shkollës. Meqenëse tema mësimore e radhës titullohej “Ne kemi përvoja të ndryshme” dhe mes të tjerash fliste edhe rreth dallimeve kulturore mes qyteteve brenda një vendi, detyra e shtëpisë për nxënësit ishte gatimi bashkë me prindërit i një ëmbëlsire tradicionale të krahinës nga ata vijnë. […]

Finalja e Konkurseve për Muajin e Artit dhe Letërsisë

“Ju uroj për këtë iniciativë të shkëlqyer që ju e keni bërë traditë tashmë. Falenderoj shumë ‘Turgut Özal’, sepse është një nga kolegjet, i cili investon shumë për brezin e ri. Dhe vërtetë sot jemi të emocionuar. Përpara nesh pamë talente të reja, disa prej të cilëve ndoshta nesër do të bëhen artistë. Dhe mendoj […]

Klubi Shpresa në Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë

Një nga aktivitetet më emocionuese të nxënësve të Klubit Shpresa ishte vizita në Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë, ku çuan ndihma, të cilat konsistonin kryesisht në mjete shkollore. Ndihmat u mundësuan me anë të fondeve të mbledhura gjatë Panaireve të Ushqimit. Nxënësit vizituan një klasë të tretë, ku u pritën krahëhapur nga të gjithë […]

Thirrje për ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet

“Të duash, do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe!”                                                                                                            NËNË TEREZA Një nga nismat e fundit të ndërmarra nga Klubi Shpresa është “Thirrja për ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet.” Kësaj thirrjeje i janë përgjigjur me shumë devotshmëri të gjithë nxënësit e shkollës sonë, duke sjellë ushqime dhe batanije, […]

Klasat e 7G dhe e 8A ekskursion në qytetin bregdetar

Nxënësit e klasës 7G dhe të 8A, kanë zhvilluar një ekskursion në qytetin bregdetar të Durrësit. Ky ekskursion ishte në sajë të impenjimit të tyre maksimal dhe përfaqësimit të tyre shumë të mirë në Panairin Ushqimor. Ata shëtitën përgjatë shëtitores së këtij qyteti duke provuar lojëra të ndryshme për fëmijë. Valët e Adriatikut u bënë […]

Klasa e 5-të F vizitë në shtëpinë e Sali Shijakut

Nxënësit e klasës së 5-të F bënë një vizitë në një nga shtëpitë më të vjetra në Shqipëri, në shtëpinë e Sali Shijakut në Tiranë. Ata mësuan shumë fakte rreth kësaj ndërtese shumëvjeçare, që tashmë është e dyzuar në galeri arti dhe restorant tradicional. Ajo është rreth 300 vjeçare dhe i përket viteve 1400. Brenda […]

Në fabrikën e këpucëve

Fëmijët e klasës së 4E vizituan fabrikën e këpucëve “Rozimpeks”. Atje u njohën me llojet e ndryshme të lëkurëve, ngjyrat, cilësinë dhe përmasat e tyre. Vëzhguan me interes prerjen e lëkurëve nëpër makineri, të cilat ishin të tipeve të ndryshëm dhe procesin e përgatitjes së një këpuce deri në pjesën e sipërme të saj. Përshtypje […]

Takohemi për një libër

“E vizitova me kureshtje dhe kënaqësi institucionin arsimor, edukativ e kulturor ‘Turgut Ozal’ dhe për herë të parë e pashë veten në një muzeum të tillë monumental në të mirë të të rejave dhe të të rinjve të vendit tim….”, kështu u shpreh profesor Edmond Tupja, gjatë një takimi të zhvilluar me nxënësit e shkollës […]