Një bashkëbisedim i sinqertë e frymëzues, ishte takimi i nxënësve të ciklit 9-vjeçar me Znj. Blerina Ago, këshilltare në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit. Ky panel diskutimi u organizua nga Klubi ”Awareness” i shkollës sonë. Bashkëbisedimi u fokusua në zhvillimet e turizmit të aventurës, si dhe mjaft ekperienca të këndshme, të cilat Znj. Blerina, si një ndjekëse e apasionuar e sportit rafting, që po bëhet një trend kohët e fundit, i ndau me nxënësit pjesëmarrës.

Nxënësit mësuan nga kjo se çdo ëndërr mund të bëhet realitet dhe sidomos nëse punon shumë për të. Pas tregimit të fillimeve të saj dhe emocioneve te para, nxënësve menjëherë u bëri përshtypje karakteri plot jetë i Znj. Blerina dhe pasioni i saj. Bashkëbisedimi u fokusua edhe në zhvillimet e turizmit të aventurës, videoja e publikuar pak kohë më parë ‘’Be Taken by Albania’’, për të cilën Znj. Blerina tregoi me humor se si nisi ideja dhe sa ndikim ka pasur videoja.

Znj. Blerina ndau me nxënësit edhe sfidat e së kaluarës, si ajo e kanionit të Osumit dhe ato që i presin në të ardhmen, për ta bërë turizmin një degë kryesore të ekonomisë. Në fund Znj. Blerina u shpjegoi nxënësve dhe se  ata vetë mund të ndihmonin në zhvillimin e turizmit, duke shpërndarë nëpër rrjetet sociale foto dhe video të Shqipërisë apo sajë vullnetarizmit.

Falenderojmë këshilltaren, Znj. Blerina Ago, e cila na frymëzoi edhe ne të përjetojmë eksperienca të reja dhe e mirëpresim sërish për të bërë biseda po kaq të bukura, interesante dhe edukuese mbi vlerat e turizmit dhe bukurisë shqiptare.

Punoi: Meri Berisha

Drejtoi: Imelda Prençe