Aktiviteti fizik dhe sportet janë një pjesë e rëndësishme e një fëmijërie të shëndetshme. Nxënës të klasave të nënta, që ushtrojnë sporte të ndryshme, patën mundësinë të merrnin pjesë në një bashkëbisedim me profesorin e Universitetit të Sporteve të Tiranës, Prof. Asc. Robert Citozi . Ky bashkëbisedim u zhvillua në ambientet e bibliotekës së shkollës dhe pati si tematikë “Rëndësia e aktivitetit fizik tek adoleshentët”. Takimi ishte një bisedë e lirë rreth aktivitetit fizik dhe sa i rëndësishëm është ai për këtë grupmoshë. Profesori foli rreth veҫantive të sporteve që nxënësit ushtronin, duke i këshilluar dhe sugjeruar mendime dhe ide të reja. Nxënësit pjesëmarrës nuk hezituan t’i prezantonin profesorit rutinën e tyre dhe marrëdhënien e ngushtë me sportin. Bashkëbisedimi ishte tepër i frytshëm për nxënësit dhe pjesën tjetër të stafit.

Punoi: Rebeka Sharko

Udhëhoqi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *