Kolegji “Turgut Özal” në bashkëpunim me bibliotekën online ‘myOn’ ka pajisur të gjithë nxënësit, duke filluar nga nxënësit e klasës së tretë deri në klasën e nëntë, me një adresë përmes së cilës ata mund të lexojnë libra online. Biblioteka përmban mbi 5050 tituj dhe libra të llojeve të ndryshëm. Kushdo mund ta gjejë veten e tij brenda një libri dhe gjithashtu mund ta përzgjedhë vetë librin e tij, në tërësinë e titujve të kësaj biblioteke. Nxënësit mund të imagjinojnë duke u argëtuar në botën magjike të librave, dhe në të njëjtën kohë të lexojnë libra anglisht për të përmirësuar njohuritë e tyre. Secili nxënës ka adresën dhe fjalëkalimin e tij. Gjatë ditëve të shkollës nxënësit mund t’i lexojnë librat në orën e leximit, duke shkuar tek iPad room ose në laboratorët e kompjuterave, ku përmes bibliotekës online mund të zgjedhin librin e dëshiruar për të lexuar.

Niveli i lexueshmërisë (lexile level) është i matshëm, pasi  për çdo javë sistemi gjeneron një raport përsa i përket faqeve të lexuara, kohës së shpenzuar në blibliotekë dhe nëse niveli i lexueshmërisë është rritur apo jo. Gjithashtu për çdo libër ka quize përmes të cilëve, çdo nxënës mat kuptueshmërinë ndaj librit të lexuar. Gjithashtu leximi mund të shoqërohet dhe me audio me shpejtësi të ndryshme.

Bota e librave është mënyra më e mirë ku fëmijët mund të zgjerojnë fjalorin dhe njohuritë e tyre në anglisht, duke u zbavitur në të njëjtën kohë.

Përgatiti: Nikol Dalipi

Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *