Biblioteka e institucionit tonë arsimor u ofron nxënësve libra të ndryshëm të autorëve shqiptarë dhe të huaj për fëmijë, në shqip, anglisht dhe turqisht. Nxënësit mund të regjistrohen si anëtarë të saj dhe mund t’i shfrytëzojnë ambientet e saj për të lexuar dhe për të gjetur informacion në lidhje me projekte që zhvillojnë gjatë vitit shkollor.