Ndërtesa përbëhet nga 21 klasa. Në këtë seksion arsimohen afërsisht 500 nxënës. Në këtë ndërtesë gjendet 1 klasë 3D, 2 laboratorë informatike, 1 laborator fizike, 1 laborator biologjie, 1 laborator kimie, kabinetet e muzikës, vizatimit si dhe klubi i robotikës. Në katin nën tokë gjenden dy palestra me përmasa olimpike si dhe një palestër fitnesi.