Durrësi, me detin blu, ajrin e pastër dhe qiellin e kthjellët, ishte qyteti që priti krahëhapur nxënësit e klasave të dyta. Të lumtur që po shkonin së bashku me shokët dhe mësuesen drejt “qytetit të plazhit”, ata kënduan pa pushim gjatë gjithë rrugës. Sapo zbritën nga furgonat, nxituan të kapeshin dorë për dore dhe të ecnin së bashku në rërën e shkrifët. Disa mblodhën guacka, disa shkruan emrat e tyre buzë detit dhe disa të tjerë, madje, i përdorën guackat e mbledhura për të shkruar në rërë klasën e tyre. Pati prej tyre që bënë gara vrapimi, të tjerë që shëtitën qetësisht dhe, herë pas here, bënë foto, apo edhe të tjerë që dëshirën e tyre për të ndërtuar e shprehën duke bërë kala prej rëre.

Nuk mund të rrinin vogëlushët pa ndaluar edhe te lodrat e vendosura në shëtitoren pranë portit dhe të entuziazmuar provuan disa lodra njëra pas tjetrës. Në fund të udhëtimit, pasi hëngrën drekën së bashku, bënë disa foto me të gjitha klasat e paralelit. Të gëzuar u kthyen në shkollë duke diskutuar për ekskursionin e ditës së sotme.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *