Një takim i veçantë me z. Martin Nuttall, Koordinator i Partneritetit dhe Projekteve nga Cambridge Assessment International Education.

Shkolla jonë prej dy vitesh është pjesë e institucioneve arsimore ku kryhen provimet Cambridge Checkpoint. Ditën e djeshme pritëm në shkollën tonë një mysafir të veçantë, z. Martin Nuttall, Koordinator i Partneritetit dhe Projekteve nga Cambridge Assessment International Education. Ai vizitoi me kureshtje laboratorët e shkencës, sallat e informatikës, palestrat e edukimit fizik, sallën e […]

the World Scholar’s Cup

11 kupa, 101 medalje Ari dhe 72 medalje Argjendi ishte arritja e nxënësve nga klasa e katërt në   klasën e shtatë  në World Scholar’s Cup. Scholar’s Cup është një konkurs në gjuhën angleze që zhvillohet në disa vende të botës. Për herë të dytë ky konkurs u zhvillua edhe në Tiranë në kolegjin “Turgut Ozal”. […]

Sfida e Leximit

Përgjatë muajit Nëntor, nxënësit e klasave të dyta dhe të treta, kanë zhvilluar “Sfidën e Leximit” me synim motivimin e tyre për të lexuar libër çdo ditë. Fëmijët e angazhuar për këtë sfidë ishin të shumtë. Fituesit e kësaj sfide u vlerësuan duke marrë certifikatë dhe një libër dhuratë. Gjatë shpërndarjes së certifikatave ata patën […]

Certifikatat e Owlypia për nxënësit e klasave te katërta dhe të pesta.

Momente të bukura nga shpërndarja e certifikatave! Një nga sfidat më interesante dhe argëtuese për 142 nxënës pjesëmarrës nga klasat e katërta dhe të pesta në konkursin ndërkombëtar Owlypia! 112 nxënës u vlerësuan me medalje ari, argjendi dhe bronzi. Congratulations to all Owlypians!

Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënie në klasat e pesta

Askush më shumë se nxënësit e klasave të pesta nuk ndien emocion për këtë vit shkollor. Më në fund, tabletat do të jenë në duart e tyre! Janë 175 nxënës e mësues të këtij paraleli që do të hedhin hapin e parë në një rrugë të re, e cila kemi besim se do të sjellë […]

Mirë se vini fëmijë të dashur, gëzimi dhe hareja jeni ju!

Mirë se vini të dashur fëmijë mes zbukurimeve, lodrave dhe urimeve të pafundme! Ambientet e shkollës “Turgut Ozal” u gjallëruan në datën 1 shtator nga zërat e ëmbël të vogëlushëve të kopshtit të grupeve të para, të dyta dhe të parashkollorit. Zërat e tyre si cicërima zogjsh dhe vetë fëmijët si flutura të bukura, rikthyen […]

Mësuesit e kolegjit “Turgut Ozal” trajnohen nga trajnerët e Universitetit të Kembrixhit

Mësuesit e lëndëve shkencore të kolegjit “Turgut Ozal” morën pjesë në një trajnim on-line të ofruar nga Universiteti i Kembrixhit. Trajnerët me përvojë të këtij universiteti trajnuan mësuesit në lidhje me përdorimin e programeve të Kembrixhit për lëndët shkencore Matematikë, Biologji, Fizikë dhe Kimi. Gjithashtu dhe mësuesit e gjuhës angleze, ishin pjesë e një trajnimi […]

Për një vit mësimor sa më të suksesshëm

Të nxitur dhe të motivuar nga dëshira dhe qëllimi ynë, për t’u dhënë nxënësve tanë një arsimim sa më cilësor dhe sa më të sigurt, në kolegjin “Turgut Ozal” kanë filluar tashmë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021, sepse siç thotë populli: “Fillimi i mbarë, gjysma e punës.” Kanë filluar trajnimet e […]