Suksese për vitin e ri shkollor 2020-2021

Viti i ri shkollor 2020-2021 ka nisur në të dy godinat e kolegjit “Turgut Ozal” me dëshirën e madhe për Dijen dhe me kujdesin e shtuar për shkak të situatës, në të cilën ndodhemi. Duke zbatuar me shumë rigorozitet protokollin e sigurisë dhe të gjitha masat që kërkohen, çdo ditë nxënësit, mësuesit dhe i gjithë […]

Mirë se vini fëmijë të dashur, gëzimi dhe hareja jeni ju!

Mirë se vini të dashur fëmijë mes zbukurimeve, lodrave dhe urimeve të pafundme! Ambientet e shkollës “Turgut Ozal” u gjallëruan në datën 1 shtator nga zërat e ëmbël të vogëlushëve të kopshtit të grupeve të para, të dyta dhe të parashkollorit. Zërat e tyre si cicërima zogjsh dhe vetë fëmijët si flutura të bukura, rikthyen […]

Mësuesit e kolegjit “Turgut Ozal” trajnohen nga trajnerët e Universitetit të Kembrixhit

Mësuesit e lëndëve shkencore të kolegjit “Turgut Ozal” morën pjesë në një trajnim on-line të ofruar nga Universiteti i Kembrixhit. Trajnerët me përvojë të këtij universiteti trajnuan mësuesit në lidhje me përdorimin e programeve të Kembrixhit për lëndët shkencore Matematikë, Biologji, Fizikë dhe Kimi. Gjithashtu dhe mësuesit e gjuhës angleze, ishin pjesë e një trajnimi […]

Për një vit mësimor sa më të suksesshëm

Të nxitur dhe të motivuar nga dëshira dhe qëllimi ynë, për t’u dhënë nxënësve tanë një arsimim sa më cilësor dhe sa më të sigurt, në kolegjin “Turgut Ozal” kanë filluar tashmë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021, sepse siç thotë populli: “Fillimi i mbarë, gjysma e punës.” Kanë filluar trajnimet e […]

Përgatitjet në godinën e re të shkollës “Turgut Ozal”

Vazhdojnë përgatitjet në godinën e re të shkollës 9-vjeçare jo publike “Turgut Ozal”. Këto masa po merren për të siguruar hapësirat për distancimin fizik dhe për të siguruar një proces mësimor sa më të sigurt dhe cilësor për nxënësit tanë.  

25 vjet “Turgut Ozal”

25 vjet “Turgut Ozal”. Aty ku studiuan nxënësit që u pranuan nga universitetet më të mira në botë. Për regjistrime ju mirëpresim çdo ditë nga ora 09:00 deri në 14:00. Për të vizituar ambientet tona dhe për t’u njohur nga afër me programet mund të kërkoni një takim në nr 00355696694411.

Fëmijët e klasave të para në kolegjin “Turgut Ӧzal”

  Në kolegjin “Turgut Özal “, dita e parë e shkollës, për nxënësit e klasave të para, ka sjellë urime dhe emocione të shumta për 168 fëmijë, të cilët janë ulur sot për herë të parë në bankat e shkollës. Me qëllim njohjen e ambienteve ku do të studiojnë, prezantimin me stafin mësimdhënës si për […]

Klasat e dyta e të treta, ekskursion në Pezë

Për t’i shijuar sa më këndshëm ditët e fundit me diell të stinës së vjeshtës, nxënësit e klasave të dyta dhe të treta, ishin në një ekskursion në Pezë. Të shoqëruar nga mësueset, ngjyrat e buzëqeshjeve, zërat dhe lojërat fëminore, përzier me të gjitha reflekset e mundshme të ngjyrave të vjeshtës, kjo shëtitje mori një […]