Klasat e gjashta në Panairin Ushqimor

Panairi Ushqimor i klasave të gjashta tregoi sërish përkushtimin maksimal të nxënësve tanë për këtë aktivitet bamirës. Me një organizim si prej të rriturish, shpirtin e garës dhe mbi të gjitha dëshirën për të realizuar sa më mirë qëllimin human të këtij aktiviteti, fëmijët si rrallëherë treguan aftësitë e tyre në menaxhim dhe komunikim. Nuk […]

Gjysmëfinalja e Konkursit të Interpretimit

Muaji i Artit dhe i Letërsisë po vijon me veprimtaritë e tij përgjatë muajit tetor. Mësuesit dhe nxënësit bashkarisht janë kujdesur që klasave dhe korridoreve të shkollës të mos u mungojnë projektet me informacione dhe fotografi të shkrimtarëve më të njohur shqiptarë të periudhave të ndryshme letrare, po ashtu dhe vargje nga poezitë më të […]

Grupet e parashkollorit te Liqeni Artificial në Ditën e balonave

Për t’i konkretizuar më mirë njohuritë që fëmijët kanë marrë për stinën e vjeshtës dhe me rastin e festës së balonave, fëmijët e grupeve të treta, organizuan një ekskursion te liqeni artificial, për t’u argëtuar dhe për t’i parë më nga afër ngjyrat e vjeshtës. Fëmijët të gëzuar dhe plot kuriozitet vështronin pemët gjithandej me […]

Një paradite në Pezë me klasat e treta

Një shprehje e dëgjuar popullore thotë se shpirti i fëmijës është tek loja. Sepse kur luajnë e dëfrejnë me shokët e shoqet ata ndihen larg  shqetësimit të përhershëm të bërjes së detyrave dhe të përgjigjeve para mësueses në orën e mësimit. Prandaj dhe çdo kohë argëtimi për ta është pjesa më e bukur e ditës. […]

Mes ngjyrave e haresë në Ditën e balonave

Dita e balonave, u festua në mënyrë të veçantë, sidomos nga fëmijët e klasave të para. Si rrallëherë oborri i shkollës ishte mbushur me ngjyra dhe gumëzhinte nga zërat e nxënësve që vraponin duke ngritur balonat në qiell. I mbuluar me balonat ngjyra-ngjyra, ku njëra fluturonte më lart se tjetra, oborri i shkollës dukej më […]

Ekskursion në Pezë

Nxënësit e klasave të para zhvilluan  ekskursionin me temë “Vjeshta” në Pezë. Qëllimi i tij ishte vrojtimi i ndryshimeve që sjell stina e vjeshtës në natyrë, por edhe argëtimi. Fëmijët dolën të gëzuar nga korridoret e shkollës  dhe u drejtuan tek mjetet e transportit që po i prisnin në oborr. E gjithë rruga u përshkua me […]

Në Klubin e Robotikës

Klubi i Robotikës mbetet ndër më të preferuarit për nxënësit e shkollës sonë. Vitin e kaluar ai ka qenë mjaft i suksesshëm në përmbushjen e objektivave të veta dhe  këtë e dëshmoi më së miri me pjesëmarrjen e disa prej nxënësve të tij në  konkursin “Informatrix” në Rumani, ku u fituan disa medalje. Ndërsa gjatë […]

Klasat e 8-ta në Panairin Ushqimor

Mes muzikës dhe ambientit të hareshëm, Panairi Ushqimor vijoi me pjesëmarrjen e klasave të teta. Nxënësit, të motivuar nga aktiviteti bamirës, ishin shumë të zellshëm në përzgjedhjen dhe shitjen e ushqimeve. Larmishmëria e gatimeve dhe përkushtimi i klasave për t’i bërë ato sa më të veçanta dhe speciale binte në sy menjëherë. Kjo përveç se […]