Nxënësit e klasave të 9-ta mbjellin pemë në Parkun e Madh të Liqenit Artificial

“Kush mbjell një pemë, mbjell shpresë, mbjell një jetë të re.” Kjo ishte motoja e nxënësve të klasave të nënta, të cilët u solidarizuan me nismën “Dhuro pemë për Tiranën”. Ishte Parku i Madh i Liqenit, vendi ku nxënësit lanë një gjurmë jetëgjatë, për një jetë të gjelbër për qytetarët e Tiranës. Nxënësit e klasave […]

Asef Junior 2018

ASEF (Albanian Science and Engineering Fair), i cili zhvillohet prej 13 vitesh në shkollën tonë, ka pasur edhe këtë vit një larmishmëri projektesh e idesh, sajë fantazisë së nxënësve dhe aftësive të tyre krijuese. Në 24 mars në shkollën tonë u zhvillua Konkursi Shkencor dhe Social i ASEF-it. Ky konkurs, në të cilin kishte pjesëmarrës […]

Klasat e para në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Në fillim të muajit mars, fëmijët e klasave të para të shkollës sonë janë argëtuar me shfaqjen “Safari i vogël “, i vënë në skenë në Teatrin Eksperimental të kryeqytetit. Ky aktivitet u mundësua prej Kolegjit “Turgut Özal”, me qëllimin e njohjes dhe edukimit të nxënësve si me pasionin e aktrimit, ashtu dhe me përftimin […]

Kampionati i Hendbollit tek klasat e 5-ta

Gjatë muajit mars mësuesit e edukimit fizik organizuan ndeshjet e fazave të ndryshme të Kampionateve të Hendbollit. Të parat që zhvilluan ndeshjen finale ishin klasat e pesta. Konkurrenca e lartë  mes klasave të paralelit nxori në finale klasën e 5A dhe të 5G. Edhe pse të dyja skuadrat qenë mjaft të përgatitura për ndeshjen mes tyre, ishin […]

Përfundon Kampionati i Futbollit për klasat e pesta

Ka përfunduar edhe për këtë vit shkollor Kampionati i Futbollit për klasat e pesta. Ndeshja finale e zhvilluar para disa ditësh vuri përballë njëra  – tjetrës dy skuadra të suksesshme si e 5C dhe e 5E. Loja ishte e vrullshme dhe me emocione, sepse djemtë kishin disa javë që po prisnin përballjen mes tyre. Fusha […]

Klasa e 8B shëtitje në malin e Dajtit

S’ka poet, shkrimtar, muzikant apo piktor që nuk është frymëzuar nga stina e bardhë e dimrit. S’ka fëmijë që nuk është joshur nga bardhësia e dëborës dhe me thirrje magjike është ftuar për të luajtur me të. Ndërsa në ditët e ftohta të dimrit, Tirana hodhi pelerinën e bardhë mbi supe, nxënësit e klasës së […]

Muzeu Historik i Forcave të Armatosura u vizitua nga nxënësit e klasës së 9G

Një nga aktivitetet më të veçanta për nxënësit e klasës së 9G, ishte vizita në Muzeun Historik të Forcave të Armatosura. Ky muze ndodhet në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (ish-Shkolla e Bashkuar). Muzeu u ngrit me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Shqiptare. Ai përmban më shumë se një mijë objekte […]

Nxënësit e klasës së 3A vizitë në Bashkinë e Tiranës

Ishin nxënësit e klasës së 3A, të cilët zhvilluan një vizitë në Bashkinë e Tiranës, ku u takuan me Kryetarin e Bashkisë, Z. Erion Veliaj. Bashkë me dëshirën për të mësuar më shumë rreth Bashkisë dhe funksionit të saj, ata dëgjuan me kureshtje Z. Veliaj të fliste për planet e ardhshme dhe zhvillimin e qytetit […]