Vizitë në News24

Televizioni News24 hapi dyert për disa vizitorë mjaft të veçantë, nxënësit e klasës 5G. Aty u pritën dhe u shoqëruan nga drejtori i këtij televizioni Z. Andi Tela, dhe për t’u folur fëmijëve erdhi edhe drejtoresha e informacionit, Znj. Anduena Manushi. Me kureshtjen që u lexohej në sy dhe me buzëqeshje në fytyrë fëmijët panë […]

Kampionati i Hendbollit për klasat e pesta

Gjatë muajit shkurt u zhvillua kampionati i hendbollit për klasat e pesta dhe në të morën pjesë të gjitha vajzat e paralelit. Pas ndeshjeve çerekfinale të të gjitha klasave, arritën të kalojnë në gjysmëfinale klasat 5A, 5B, 5G, 5F. Ditë pas dite emocionet e skuadrave shtoheshin dhe ndeshjet zhvilloheshin me po të njëjtin ritëm. Duartrokitjet […]

Të mbjellim pemë në qytetin ku jetojmë

Nxënësit e klasës 5A u ftuan nga sipërmarrësi Genc Muça, që të bëheshin pjesë e projektit  bashkiak për mbjelljen e 1 mijë pemëve në muaj. Me dëshirën për të qenë sa më afër natyrës, ata ndihmuan punëtorët e gjelbërimit në hedhjen dhe rregullimin e dheut tek pemët e sapovendosura në gropat përkatëse, në një nga […]

ASEF 2017 – Kategoria Senior

Përfundoi me sukses panairi shkencor ASEF (kategoria senior) për nxënësit e klasave 10-12. Ky ishte panairi i njëmbëdhjetë dhe në të u prezantuan mbi 250 projekte nga nxënësit e shkollave: Mehmet Akif (vajza/djem), MIST, Turgut Ozal (Tiranë), Turgut Ozal (Durrës) dhe Hasan Riza Pasha (Shkodër). Projektet përfshinin fushën e teknologjisë së informacionit dhe shkencës, si: natural […]

Një vizitë në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Takim ndryshe, e ka quajtur Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Z. Blendi Klosi, takimin me nxënësit e klasës 8A, zhvilluar në ambientet e kësaj ministrie. “Kënaqësi e veҫantë të takoja fëmijët e Kolegjit ‘Turgut Özal’”, është shprehur Ministri. Në fillim nxënësit u njohën me ambientet e punës dhe pastaj në një bashkëbisedim të sinqertë […]

Një vizitë në Ministrinë e Inovacionit

Nxënësit e klasës 8G, më datën 8 Mars, zhvilluan një takim mjaft interesant me Ministren e Inovacionit, zonjën Milena Harito, në ambientet e kësaj ministrie. Gjatë kësaj vizite nxënësit u njohën me projektet inovative dhe përparimin me hapa të shpejtë të teknologjisë e inovacionit. Nxënësve iu tregua për mundësitë që ata kanë për të shfrytëzuar […]

Koncert festiv me rastin e 8 Marsit

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, ka patur vëmendjen saj në koncertet festive të organizuara nga klasat 1-2-3 dhe klasat 4-5-6 pikërisht për këtë datë kaq të rëndësishme.  Recitimet e  vargjeve të poetëve më të njohur shqiptarë e të huaj si dhe loja në role e fëmijëve përcollën shumë emocione te spektatorët dhe të ftuarit […]

Një aktivitet vetëm për mësuesit

7 Marsi, Dita e Mësuesit, ashtu si çdo vit kaloi në një atmosferë festive mbushur me urime, buzëqeshje dhe aktivitete të larmishme. Për të nderuar dhe respektuar mësuesit, të cilët meritojnë vëmendje për punën e tyre të palodhur dhe plot pasion, drejtoria e shkollës kishte organizuar pas mësimit një aktivitet enkas për ta. Përveç kokteilit […]