Java e Matematikës

Java e Matematikës po zhvillohet edhe këtë vit me veçantitë e saj, si në shkollën fillore, ashtu dhe në atë 9-vjeçare, përmes një sërë aktivitetesh dhe lojërash matematikore dhe logjike. Njohuritë dhe kuriozitetet e ndryshme në lëndën e matematikës nxënësit i kanë paraqitur dhe nëpërmjet posterave, trupave gjeometrikë, miniaturave të ndërtesave të njohura të bëra […]

Klasa e 1G mëson rregullat e sjelljes me një të panjohur

Nxënësit e klasës së 1G zhvilluan  një orë interesante në lëndën e edukimit për shoqërinë. Tema mësimore “ Unë dhe i panjohuri” solli situata aktrimi , ku mësuesja kujdestare dhe ajo ndihmëse ishin në rolin e një të panjohuri që u ofronte një çokollatë apo një celular. Reagimi i fëmijëve shpesh ishte  befasues dhe ai […]

Klasa e 1E në orën e edukatës shoqërore

Nxënësit e klasës së 1E zhvilluan një orë  mësimore të veçantë, sipas temës “Shoku dhe shoqja juaj”, në lëndën e edukatës shoqërore. Ora u zhvillua me projekte, punë në grup, biseda, diskutime dhe  punë individuale. Me ndihmën e mësueses fëmijët përgatitën  dhe ngjitën në murin e klasës “Pemën e miqësisë”,  dhe pasi prenë kartona me […]

Shkolla dimërore në Londër

Udhëtimi i radhës i nxënësve tanë ishte drejt Anglisë. Megjithëse dimër, koha ishte e mirë dhe kështu me diell i mirëpriti dhe qyteti i bukur i Londrës. Pas akomodimit në hotel mezi po prisnin aventurat që ky udhëtim u kish rezervuar. Ashtu siç ishte programuar, u nisën që në mëngjes drejt Winter Wonderland Park. Kaluan […]

Biblioteka online ‘my On’

Kolegji “Turgut Özal” në bashkëpunim me bibliotekën online ‘myOn’ ka pajisur të gjithë nxënësit, duke filluar nga nxënësit e klasës së tretë deri në klasën e nëntë, me një adresë përmes së cilës ata mund të lexojnë libra online. Biblioteka përmban mbi 5050 tituj dhe libra të llojeve të ndryshëm. Kushdo mund ta gjejë veten […]

Karnavalet në klasën e 5A

Sa herë që dëgjojmë fjalën “Karnavale” ne mendojmë për Rio De Janerio dhe njerëz të veshur me veshje nga më të veçantat për nga stili dhe ngjyrat. Po këtë atmosferë feste kalendarike për qindra vite, na e sollën në shkollën tonë nxënësit e klasës së 5A. Të veshur si shumë personazhe të adhuruar prej tyre […]

Klasat e treta në kinema

Klasat e treta u organizuan në një ekskursion, objektivi i të cilit ishte argëtimi në atmosferën  e kinemasë “Cineplex”. Filmi “The Grinch” solli historinë e një krijese të çuditshme  të quajtur Grinç, qenit të tij besnik Maks dhe jetës së vetmuar që ai bën në malin Krumpet. I mbetur jetim që i vogël, Grinçi tashmë […]

Vizitë te “BAMI”

Të ndërtojmë ëndrrat e fëmijëve, duke i përfshirë dhe duke i njohur fëmijët me mënyrën se si ndërtohet gjithçka rreth tyre… Kjo gjë arrihet më së miri kur vetë nxënësit shohin nga afër dhe dëgjojnë se si funksionojnë gjërat e mjedisit ku jetojnë.  Vizita në ambientet e punës së prindërve të Ailinit, i njohu nxënësit […]