Klasat e para në Festën e Abetares

Festa e Abetares, kjo traditë e bukur, u zhvillua mes emocioneve të shumta të vogëlushëve, por po aq dhe të prindërve të tyre. Përfundimi i Abetares, librit të parë, mësimi i shkronjave, për çdo fëmijë mbart emocion dhe kujtim të veçantë. Këngët e bukura për shkronjat dhe festën, vargjet e recituara me zërat e ëmbël […]

Projekti “Trupi i pemës”

Fëmijët e parashkollorit kanë bërë një tjetër projekt që iu ka zgjuar kureshtjen. Projekti titullohej “Trupi i pemës”, projekt që përveç aftësive në pikturë, u mësoi fëmijëve edhe shumë gjëra të reja. Fëmijët kanë vizatuar në fletë një pemë me gjithë elementet e saj përbërëse. Tek pema emërtuan çdo pjesë, duke nisur që nga trungu, […]

Ora e përrallës

“Zysh Dafina, do e nisësh përrallën apo jo?” është pyetja që fëmijët e paduruar të kopshtit parashkollor bëjnë çdo ditë, kur shohin zyshën e tyre të përrallës. Dhe më pas zysh Dafina futet me një kuti me lodra dhe me një histori të re. Pasi fëmijët mblidhen përreth, edukatorja e tyre rreshton mbi tavolinë personazhet […]

Fëmijët e parashkollorit me aplikacionin “Shtëpia”

Për fëmijët e parashkollorit koha është gjithmonë e mbushur me projekte interesante, pasi edukimi më i rëndësishëm nis që në fëmijërinë e hershme. Projekti i radhës i grupit parashkollor “Lepurushët” ishte aplikacioni “Shtëpia”, gjatë të cilit fëmijët kanë bërë një fletëpalosje. Në fletëpalosje shfaqej një shtëpi me elemente nga shtëpia e tyre reale apo e […]

Klea Kaloshi në Festivalin “Colours of the World” në New York

Klea Kaloshi, një nga talentet e shkollës sonë, me zërin e saj të mrekullueshëm na përfaqësoi në festivalin “Colours of the World” në New York. Me performancën e saj shumë të arrirë, Klea përfaqësoi jo vetëm shkollën, por edhe vendin tonë. Ky festival ka si qëllim njohjen e kulturave dhe gjuhëve të vendeve të ndryshme […]

Nxënësit tanë marrin pjesë në ekspozitën “Një zë kundër bullizmit”

Nxënësit tanë morën pjesë në ekspozitën “Një zë kundër bullizmit”, ku janë bërë së bashku nxënës nga 21 shkolla të Shqipërisë. Kjo ekspozitë u realizua nga COD (Qendra për Hapje dhe Dialog), në bashkëpunim me Këshillin e Evropës në Tiranë, në kuadër të programit “Kundër Bullizmit dhe Ekstremizmit në sistemin arsimor”. Nxënësit pjesëmarrës në ekspozitë, […]

Klubi Awareness seminare mbi tematikat e qytetarisë

Klubi Awareness nisi realizimin e një projekti të ri, i cili ka në fokus organizimin dhe prezantimin e seminareve me tematika të ndryshme të lëndës së qytetarisë. Nxënës të ciklit 9-vjeçar përgatitin tema të ndryshme edukative, të cilat ua prezantojnë nxënësve të ciklit fillor. Ky projekt ka si qëllim transmetimin e vlerave qytetare nga vetë […]