Rruga drejt suksesit!

Rezultatet e arritura në “The Intellectual’s Challenge”, zhvilluar në Universitetin e Cambridge-it, i renditën nxënësit tanë në vendet fituese me: 4 medalje ari, 3 medalje argjendi, 14 medalje bronzi, 2 trofe, 1 çmim special, 2 nxënës të zgjedhur mes 16 argumentuesve më të mirë. Flamuri Kuq e Zi sërish u krenua në duart e këtyre […]

Orët laboratorike në lëndët shkencore

Për t’i bërë sa më të prekshme njohuritë mësimore, në shkollën tonë zhvillohen orë të ndryshme laboratorike në lëndët shkencore, kryesisht fizikë, kimi e biologji, për klasat e 8-ta dhe të 9-ta. Këto orë kanë si metodologji kryesore zhvillimin e eksperimenteve të ndryshme. Eksperimentet ofrojnë njohuri mbi shkakun dhe pasojën, duke demonstruar se çfarë rezultati […]

Nxënësit tanë konkurrojnë në Angli

Sfida Intelektuale në Cambridge… “The Intellectual’s Challenge”, një ftesë e hapur për nxënës nga mbarë bota në Universitetin e Cambridge-it për të testuar njohuritë, ka hapur dyert edhe për nëntë nxënës të klasave të teta të shkollës “Turgut Özal”. Këta nxënës do të jenë pjesë e këtij konkursi deri në datën 23 prill, ndërsa kthimi […]

Klasa e 2F në Tv Klan

Nxënësit e klasës së 2F vizituan ambientet e Televizionit Kombëtar Klan. Ndiheshin shumë të emocionuar ndërsa kalonin nga njëra studio televizive te tjetra, aty ku janë mësuar të shohin personazhe shumë të njohura të spektaklit dhe gazetarisë. Panë ambientet ku realizohen programet “E Diela Shqiptare”, “Opinion”, “Rudina”, “Stop”, “Xing me Ermalin”, por më e veçanta […]

Klasa e 9G aktivitet në Bibliotekën Kombëtare

Në kuadër të programit “Edukim përmes Kulturës”, nismë e Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, në Bibliotekën Kombëtare, nxënës të shkollës 9-vjeçare “Turgut Ozal” në Tiranë u takuan me specialistë të BKSH-së, ku u njohën më nga afër me “shtëpinë e librit” si dhe me rolin e bibliotekës si orientuese […]

Klasat e katërta vizitojnë Muzeun e Shkencave të Natyrës

Nxënësit e klasës së 4A, 4F dhe 4G vizituan Muzeun e Shkencave të Natyrës. Kurioziteti i fëmijëve mbi botën ujore e shtazore ishte i madh para se të hynin në muze. Në katin e parë, kafshët e balsamosura tërhoqën vëmendjen e tyre për shumëllojshmërinë që ofrojnë. Atje panë shpendë e kafshë si shqiponja, bufi, ariu, […]

Biblioteka online ‘my On’

Kolegji “Turgut Özal” në bashkëpunim me bibliotekën online ‘myOn’ ka pajisur nxënësit me një adresë përmes së cilës ata mund të lexojnë libra online. Biblioteka përmban mbi 5050 tituj dhe libra të llojeve të ndryshëm. Kushdo mund ta gjejë veten e tij brenda një libri dhe gjithashtu mund ta përzgjedhë vetë librin e tij, në […]

Orë mësimore me Programin Nearpod në Lëndën e Biologjisë

Teknologjia ҫdo ditë e më shumë po ndikon në mënyrën tonë të të jetuarit, të punuarit, të luajturit, dhe më e rëndësishmja në mënyrën tonë të të mësuarit dhe të të përvetësuarit të njohurive të reja në ҫdo fushë të jetës. Te klasat e 7-ta, në shkollën tonë janë zhvilluar disa tema mësimore në lëndën […]