Shkolla jonë i bashkohet nismës “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”

“Ne, e bëjmë botën në të cilën jetojmë dhe e formojmë mjedisin tonë.” (O.S.Marden) Nismës “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”, e cila nisi më 24 nëntor dhe do të përfundojë më 24 maj të 2018, iu bashkua dhe shkolla jonë. Për këtë qëllim, në Kolegjin “Turgut Ozal”, ditën e hapjes u organizuan aktivitete të ndryshme […]

Në ndihmë të familjeve të përmbytyra

Klubi Shpresa nuk e ndërpret punën e tij të vyer për asnjë moment. Këtë herë nxënësit e tij u angazhuan në solidarizimin dhe shpërndarjen e ndihmave për familjet e prekura nga përmbytjet. Nxënësit tanë udhëtuan drejt zonës së Kamzës, ku Kryetari i Bashkisë, z.Xhelal Mziu, priti në një takim zv. Drejtorin e shkollës sonë. Takimi […]

Finalja e Konkursit të Interpretimit

Faza finale e Konkursit të Interpretimit për kategorinë e parë dhe të dytë, ka përfunduar duke nxjerrë fituesit përmes një sfide të vështirë jo vetëm për konkuruesit, por edhe për jurinë. Për t’u prezantuar në këtë fazë finale, nxënësit finalistë kishin zgjedhur autorët më të mirë shqiptarë e të huaj dhe pjesë nga më të […]

Qeveria e Nxënësve

Si çdo vit tjetër shkollor dhe këtë vit në shkollën tonë u zgjodh Qeveria e Nxënësve. Ajo i jep zë mendimit të masës së nxënësve për çështje që lidhen me mbarëvajtjen e shkollës, mësimin dhe edukimin e tyre. Për këtë, çdo klasë zgjodhi senatorin ose përfaqësuesin e saj, të cilët u propozuan dhe u votuan nga […]

Finalja e Konkursit të Kompozicionit

Ka përfunduar dhe faza finale e Konkursit të Kompozicionit për kategorinë e parë dhe të dytë. Tematika e kësaj faze ishte tema e atdhedashurisë. Juria nxori finalistët e çdo paraleli për kategorinë e parë 4-5-6 dhe për kategorinë e dytë 7-8-9, të cilët u nderuan me certifikata sipas vendeve të fituara. Gjithashtu 5 më të […]

Klasat e 6-ta mbjellin lule

Nxënësit e klasave të 6-ta, u organizuan në një tjetër aktivitet gjatë këtij muaji, “Mbjelljen e luleve”. Duke qenë se bimët janë nga elementët më të rëndësishëm të ekosistemit dhe të lidhura ngushtë me jetën e njeriut, mbjellja e tyre është jetike. Të gjithë nxënësit ishin kujdesur të sillnin bimë dhe lule të shumëllojshme për […]

Finalja e Konkursit të Këngës

Një nga aktivitetet më të bukura të Muajit të Artit dhe Letërsisë, është dhe Konkursi i Këngës. Fillimisht nxënësit konkurruan brenda paraleleve, për të vijuar më pas përzgjedhjet sipas kategorive përkatëse. Edhe pse të vegjël, ata shfaqën një shpirt sfidues dhe një paraqitje shumë të mirë, si në fazën gjysmëfinale ashtu dhe në fazën finale. […]

Vizitë në fermën e Blerina Bombaj Troci

Nxënësit e klasës së 2C vizituan fermën e dietologes së njohur Blerina Bombaj Troci. E realizuar në mes ajrit të pastër dhe tokës prodhimtare të fshatit Domje, kjo fermë ofron larmishmëri të të mbjellave tipike shqiptare. Fëmijët u futën nëpër serra, për të parë ndoshta për herë të parë një hapësirë kaq të bollshme plot […]