Klubi i Tekstilit

Në Klubin e Tekstilit marrin pjesë nxënës me kreativitet të lartë artistik. Baza e këti klubi (atelieje) është kreativiteti dhe mbështetja e ideve të reja të këtyre nxënësve. Misioni i tij është që të ndërtojë te nxënësit një formacion artistik, i cili më pas do t’u sigurojë atyre aftësitë për të ecur në rrugën e […]

Vizitë në Muzeun Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Krujë

Kur një popull nuk njeh të kaluarën e tij, nuk mund të përfytyrojë dhe të ndërtojë të ardhmen, prandaj njohja e brezit të ri me historinë e popullit tonë ndër shekuj është përgjegjësi dhe detyrë për çdo prind dhe edukator. Kjo ishte dhe arsyeja kryesore që nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta të […]

Kampionati i Shahut

Në shkollën tonë gjatë Javës së Matematikës u zhvilluan edhe lojërat e inteligjencës, ku midis të tjerave zuri vend edhe Kampionati i Shahut. Në këtë kampionat morën pjesë nxënës nga klasat 6-9, përzgjedhja e të cilëve kaloi nëpër disa faza. Pas një konkurrence të fortë midis pjesëmarrësve, fitues doli Ergi Gjumsi, nxënës i klasës së nëntë. […]

Vizitë te Albcontrol

Një grup nxënësish të klasës së 4F, të shoqëruar nga nëndrejtori i paralelit Huseyin Tunca, bënë një vizitë te Albcontrol – agjenci kjo e cila menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror. Aty u pritën nga Drejtoresha e Përgjithshme e Albcontrol-it, znj. Belinda Balluku, e cila i shoqëroi fëmijët pranë pistës […]

Abetare – shkronja Dh – “Bardhi te dentisti”

Për nxënësit e klasës IG, tema “Bardhi te dentisti” në lëndën e Abetares do kujtohet gjatë si një orë krejt ndryshe nga të tjerat, pasi kishin ftuar dentisten Entela Osmaj, e cila është mami i Shkëlzenit-nxënës në këtë klasë. Ajo u foli fëmijëve për kujdesin që duhet të tregojnë për dhëmbët dhe i këshilloi ata që […]

ClassDojo

  Dihet prej vitesh se në shkollën tonë, në funksion të një mësimdhënieje të suksesshme, përdoren edhe mjetet më të fundit të teknologjisë bashkëkohore si klasat 3D, kompjuterat, IPadët, tabelat Interaktive, etj. Pikërisht, një tabelë si kjo e fundit i mundëson çdo mësuesi të aplikojë në klasë format më të suksesshme në fushën e arsimit, […]

Një vizitë në ATSH

    Një tjetër aktivitet i shkollës sonë u realizua nga klasa e 6-F, e cila vizitoi agjensinë e mirënjohur mediatike ATSH (Agjensia Telegrafike Shqiptare) shoqëruar nga mësuesja kujdestare Fatbardha Gjura si dhe nga nëndrejtori Mustafa Gezen. Personi që i priti dhe i udhëhoqi nxënësit në këtë udhëtim brenda këtij institucioni ishte vetë drejtori i […]

DISTILIMI I UJIT

Mesi i muajit janar i gjeti nxënësit e klasave të pesta të përfshirë në ekperimente dhe veprimtari praktike, të gjitha këto në kuadër të kapitullit “Uji” në lëndën Dituri Natyre. Duke shfrytëzuar mjetet e laboratorit të shkencës ata pastruan ujin me filtrim, si dhe ndërtuan aparatin  e distilimit duke përftuar në këtë mënyrë ujë të […]