Urime skuadrës së Shqipërisë!

Urime skuadrës së Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë për fitoren. Një ndeshje fantastike në fushë dhe një tifozëri po aq e mrekullueshme në stadium dhe kudo.

NJOFTIM PL

Të dashur nxënës të klasave të nënta, Ju njoftojmë se ambienti ku do të zhvillohen provimet e lirimit për nxënësit e kolegjit “Turgut Özal” është shkolla “Ahmet Gashi”. Datat e provimeve janë si më poshtë: Gjuhë e huaj (anglisht) 14.06.2016 Gjuhë amtare 18.06.2016 Matematikë 23.06.2016 Provimi nis në orën 10:00 ndaj duhet të paraqiteni me […]

Nxënësja e Kolegjit “Mehmet Akif”, fiton medalje Argjendi në I-SWEEEP

Qyteti Houston, në Texas/SHBA, mirëpriti qindra të ftuar në konkursin ndërkombetar të projekteve I-SWEEEP “Konkursi Shkencor Ndërkombëtar në Fushën e Energjisë, Inxhinierisë dhe Mjedisit”, i cili u zhvillua në Qendrën “Gorge Brown”, nga data 27 Prill deri me 1 Maj 2016. Në  këtë konkurs morën pjesë 564 nxënës dhe 300 mësues nga e gjithë bota, […]

PROVIMI I PRANIMIT PËR NË KOLEGJET TURKE

Të shtunën që sapo lamë pas u zhvillua Provimi i Pranimit për në kolegjet turke. Ky provim u zhvillua njëkohësisht në 25 qytete të vendit, ku morën pjesë mbi  4000 nxënës. Pjesëmarrës në provim ishin nxënës të klasave të 8-ta dhe të 9-ta. Rezultatet do të shpallen më datë 8.05.2016 te gazeta ‘’Panorama’’ ose mund të […]

Kolegji `Turgut Ozal` Durrës, një histori suksesi

Gjatë rrugëtimit tonë mund të hasim njerëz, vende, ndodhi që ndikojnë apo na shenjojnë të ardhmen. Shumë herë arritjet dhe sukseset tona lidhen me vende dhe njerëz të veçantë, të cilët nuk mund të jenë rastësi, por individë, institucione, sipërmarrje serioze të vulosura nga puna dhe vullneti i mirë për të siguruar zhvillimin, suksesin për […]

Vizitë e disa përfaqësueve të spitalit ‘’Hygeia’’

Në fillim të muajit prill shkolla jonë mikpriti disa përfaqësues të spitalit të njohur “Hygeia Hospital Tirana”. Ata u njohën më nga afër me ambientet e kolegjit dhe hodhën idenë e bashkëpunimit midis tyre dhe shkollës sonë për kujdesin shëndetësor të nxënësve. Populli thotë: “Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë” dhe në një shoqëri të […]

Buzë detit me nxënësit e klasave të dyta

Durrësi, me detin blu, ajrin e pastër dhe qiellin e kthjellët, ishte qyteti që priti krahëhapur nxënësit e klasave të dyta. Të lumtur që po shkonin së bashku me shokët dhe mësuesen drejt “qytetit të plazhit”, ata kënduan pa pushim gjatë gjithë rrugës. Sapo zbritën nga furgonat, nxituan të kapeshin dorë për dore dhe të […]

Nxënësit e klasave të treta vizitojnë Krujën

Ashtu si nxënësit e klasave më të larta, edhe nxënësit e klasave të treta vizituan qytetin e Krujës. Të entuziazmuar se do të shikonin nga afër Kalanë dhe Pazarin e Vjetër, ata diskutonin për to gjatë gjithë rrugës për në këtë qytet. Disa e lidhnin vizitën me pjesën “Kështjella” që kishin marrë në gjuhë dhe […]