Celular

  • Turgut Ozal Social Media

Celular

Cell Phones & Smartphones

Qëllimi i këtij shkrimi nuk është të krijojë panik, por të informojë përdoruesit e telefonave celularë për dëmet shëndetësore që sjell ai, dhe, njëkohësisht, t’i ndërgjegjësojë ata të bëhen përdorues të vetëdijshëm të tij. Po, cili mund të quhet përdorues i vetëdijshëm i telefonit celular? Përdorues i vetëdijshëm i telefonave celularë është ai individ që e përdor telefonin kur ka nevojë, kur gjendet në një situatë të vështirë dhe duhet patjetër t’i telefonojë dikujt ose individi që e përdor telefonin për të bërë njoftime të shumta, të cilat janë të domosdoshme në punën e tij.

7

A ju kujtohet dita kur keni blerë për herë të parë një telefon celular? Po shkaqet që ju kanë shtyrë ta merrnit atë? Të pasurit e telefonit celular ka qenë një domosdoshmëri për ju apo jeni shtyrë më shumë nga trysnia e mjedisit?

Sigurisht që ka nga ata të cilët do të pohojnë se përdorimi i telefonit celular ta lehtëson dhe përshpejton
komunikimin me njerëzit.
A mendoni ju se me të vërtetë përdorimi i telefonit celular ta lehtëson komunikimin?
Po në të shkuarën, në kohën e gjyshërve tanë, të ketë qenë aq i pamundur komunikimi saqë këtë e zgjidhi sot vetëm telefoni celular?
A hasnim më parë vështirësi në komunikimin?

A na shqetësonte shumë ngadalësia e komunikimit?
Sigurisht, lehtësimi që ka sjellë përdorimi i celularit, në disa drejtime, është i dukshëm, por ato që kemi humbur me përdorimin e tij, janë edhe më shumë. Shkencëtarët, dhe veçanërisht doktorët që merren me këtë temë, ose nuk e përdorin, ose e kufizojnë përdorimin e telefonave celularë. Në vendet me teknologji të zhvilluar vazhdimisht u përcillen njerëzve ( në shumicën e rasteve përdoruesit e rregullt janë biznesmenët, të cilët e kanë celularin një domosdoshmëri në punën e tyre) dëmet që vijnë nga përdorimi i tij.
Të hedhim një vështrim në vendin tonë. Në ditët e sotme mund të numërohen me gishtat e dorës fëmijët që nuk kanë telefon celular në klasën e 6-të dhe të 7-të të shkollës 9-vjeçare. Ndoshta këtu mund të hyjnë edhe nxënësit e klasës së 5-të. (Ka edhe fëmijë të klasës së 2-të që kanë telefon celular, dhe kjo vetëm se e kanë dëshiruar një të tillë…)
Profesionistët që punojnë mbi këtë temë theksojnë në mënyrë të vazhdueshme se:

5

PËRDO RIMI I TELEFONIT CELULAR DUHET TË FILLOJË VETËM PAS PËRFUNDIMIT TË GJIMNAZIT ! ! ! !

Mirëpo në jetën e përditshme na paraqitet një gjendje krejt tjetër. Shpjegimi i vetëm i kësaj situate është se mospërdorimi i telefonave celularë konsiderohet ose shikohet si analfabetizëm.
Analfabetizëm qorr!!!

Fatkeqësisht, nga një anketëe bërë në kohën kur po vazhdonim punimet tona në lidhje me këtë temë, morëm përgjigje që e përkrahin këtë analfabetizëm. Për pyetjen “Çfarë do të thotë për ju telefoni celular?” përgjigjet e marra ishin: t’u mburresh shokëve, lojë, të shesësh mend, argëtim, të dërgosh mesazhe, nuk e di, mbas familjes sime është çdo gjë etj.
Pyetjes “Çfarë ke parasysh më tepër kur zgjedh telefonin celular?” iu përgjigjën: firmën, ngjyrën, të jetë i bukur, ta ketë ekranin të gjerë, të jetë i vogël, butonat, kamerën etj.
“Pa pasur një telefon ………….” ishte një fjali ku nxënësit do të vazhdonin mendimin e lënë përgjysmë. Ata në vendin bosh kishin shkruar shprehje të tilla si: nuk mund të jetoj, nuk komunikoj dot, nuk e mendoj dot jetën, nuk rri dot etj.
Pyetjes “Si mund ta përshkruani një individ që është i varur nga telefoni?” i ishin përgjigjur në mënyra nga më të ndryshmet: një që ndryshon telefonin çdo muaj, ai që dërgon vazhdimisht mesazhe, ai që nuk e heq nga dora telefonin, një ‘i mbaruar’, që edhe pse mund të jetë afër dikujt, komunikon me atë me mesazhe, etj.
Fëmijët, nga vetë mosha e tyre, nuk mund ta shprehin qartë qëllimin e përdorimit të celularit. Po shpesh edhe ne vetë nuk e dimë pse e mbajmë një të tillë.
Duke dashur t’ju vijmë në ndihmë për të edukuar një brez të ri sa më të përgjegjshëm, duke e riparë edhe njëherë pozicionin tonë si edukatorë të tij, në fund të këtij materiali po u japim pyetjet e anketës sonë.

2

KËSHILLAT TONA:

Prindërit duhet të jenë kufizues ndaj kërkesave të pajustifikueshme të fëmijëve të tyre. Jo-të nuk duhet të jenë ‘jo’ që kthehen në ‘po’. Gabimi më i madh rrjedh nga mendimi që prindërit kanë: “ Unë nuk e kam jetuar në fëmijërinë time, kështu që duhet ta jetojë fëmija im”. Ky opinion duhet të ndryshojë.
Fëmijët nuk duhet tё nxiten drejt konsumit të tepërt. Duhet të uleni me fëmijën dhe t’i shpjegoni shkaqet se pse nuk mund t’ia blini telefonin celular (jo vetëm thjesht të refuzoni t’ia blini atë).

Daughter looking a phone and ignoring her mother

Fëmijët e ditëve të sotme krijojnë një raport të drejtpërdrejtë midis gjërave që ata zotërojnë dhe vlerave që këto gjëra u japin atyre. Po rritet një brez që mundohet ta pranojë tjetrin apo ta shfaqë identitetin e tij përmes markës së çantës, makinës, këpucëve etj., prandaj, pushteti që u jepet atyre përmes telefonit celular del para pushtetit individual dhe bashkë me këtë vjen edhe problemi serioz i mungesës së besimit nё vetvete.
Fatkeqësisht jemi vetë ne që i kemi prodhuar këto sende dhe po provojmë forcën që kanë ato ndaj nesh duke u ankuar gjithnjë për problemin “Pse fëmija im nuk ka besim te vetja?”.
Për fëmijët e klasës së dytë dhe të tretë, telefoni celular është vetëm një mjet që u tërheq vëmendjen. Ata ndikohen më tepër nga pajisja që i argëton sesa kanë ndikim psikologjik. T’i japësh një fëmije të kësaj moshe telefon celular vetëm se e ka kërkuar, do të thotë që vetë prindërit të bëhen shkak i afrimit të fëmijëve me gjërat që nuk duhen lejuar për këtë moshë.
Siç e përmendëm edhe më lart, fëmijët pak më të mëdhenj në moshë e identifikojnë personalitetin e tyre nëpërmjet telefonit celular. Ata e shohin telefonin celular si një simbol për të hyrë në botën e të rriturve. Arrijnë atë që duan dhe zënë vend në shoqëri duke marrë forcë nga telefoni celular. Prindërit duhet t’i kufizojnë fëmijët, të flasin me ta duke ua shpjeguar mirë situatën dhe duke përdorur argumente bindëse. Edhe kur fëmijët përdorin telefonin e prindërve, këta të fundit duhet të kufizojnë kohëzgjajtjen e telefonatave sa më shumë të jetë e mundur. Do të jetë më e drejtë që të mos lejohet përdorimi i telefonave celularë nga fëmijët, përveçse në raste situatash emergjente.
Ju lutem në lidhje me këtëtemë duhet të jemi më të ndjeshëm dhe më të ndërgjegjshëm.
Ja se çfarë kanë thënë njerëzit për telefonin celular :
– Të dobëson lidhjet me njerëzit e afërt dhe të lidh me veten e të kthen në skllav.
– Është një mjet që me kalimin e kohës i kthen marrëdhëniet midis njerëzve në mekanike.
– Sikur të mund të kalonim kaq shumë kohë edhe me njerëzit e afërt sa kalojmë me telefonin!
– Eshtë një nga përdorimet që edhe pse i dimë dëmet që sjell, nuk heqim dorë. Kjo njihet si varësi, si cigarja ashtu edhe telefoni celular.
– Nuk i kuptoj njerëzit që preferojnë në ditët e veçanta të dërgojnë mesazhe dhe, ju lutem, mendoni si mund të trasmetoni një ndjenjë kur, lëre fjalitë, po edhe fjalët janë gjysma-gjysma…..
– Për mendimin tim, telefoni celular mbas internetit është goditja më e madhe që kanë marrë marrëdhëniet njerëzore.
– Më thuaj mua çfarë telefoni celular ke, të të them veçoritë e personalitetit tënd…
– Zinxhir ose rrip elektronik
– Një faktor që sjell lehtësi në jetë. Prit telefonata nga njerëzit e dashur, prit shpresë nga dikush që të bën telefonatë …
– Eshtë një mallkim që kam filluar ta ripërdor pas një jave që e kisha braktisur, edhe pse kam thënë që “nuk dua ta përdor më, sepse me kalimin e kohës do të më ngjitet në dorë “.
Në të vërtetë do të isha kurioze të dija se si jetonim përpara se të shpikej telefoni.
– Është një mjet që ka filluar të dalë nga fusha e ngushtë e përdorimit vetëm për komunikim…tani me të mund të nxjerrësh fotografi, mund të regjistrosh një video…
– Është një mjet komunikimi që mund të mbahet kudo me vete.
– Eshtë një mjet jo i këndshëm komunikimi, që njerëzit rezistojnë për të mos e përdorur për një kohë të gjatë, por në fund përulen para tij.
– Kur ka dalë për herë të parë, njerëzit, për të folur, ngriheshin në këmbë…
– Për disa, mungesa e telefonit është aq e dhimbshme sa të mos kesh një dorë.
– Pa dashur dhe pa u miratuar është një objekt që i japim shumë rëndësi në jetë.
Pyetjet e anketës
-A jeni përdorues i vetëdijshëm i telefonit celular?
– Çfarë do të thotë për ju telefoni celular?
-Pa pasur një telefon ……………( plotëso mendimin)
– Cilës gjë që i kushtoni më shumë rëndësi
kur zgjidhni telefonin celular?
– Përfitimet që vijnë nga telefoni celular.…………
-Dëmet që sjell telefoni celular…………
-Mosha ideale për të marrë telefonin celular është ………
-Si mund ta përshkruani një individ që është i varur
nga telefoni celular?

 

1

Mbretëresha pa telefon

Mosha e përdoruesve të telefonit celular sa vjen e ulet. Ndërkohë që në botë fëmijët e shkollave fillore përdorin celularë mbretëresha e një shteti akoma këmbëngul në qëndrimin sa më larg produkteve të teknologjisë.
Bëhet e ditur se Mbretëresha e Danimarkës, Margareta e II-të, e cila ka hipur në fron 38 vite më parë, preferon të qëndrojë sa më larg zhvillimeve të fundit të teknologjisë. Mbretëresha 69 vjeçare e cila në një dokumentar të transmetuar në televizionin danez foli për shumë detaje të panjohura në lidhje me jetën e saj, u shpreh me këto fjalë: “nuk më pëlqen teknologjia me produktet e saj, nuk më pëlqejnë as butonët.” Mbretëresha Margaret e dytë nuk përdor as postë elektronike, e-mail.
Në dokumentarin e përbërë nga gjashtë pjesë të përgatitur nga gazetari danez Anders Agger paraqiten detaje mbresëlënëse nga programi i punës së mbretëreshës e deri tek jeta e saj e përditshme. Një nga këta detaje është fakti se mbretëresha Margaret nuk ka përdorur asnjëherë celular që në vitin 1972 kur ka hipur në fron. Me përgjigjen “Nuk më pëlqen teknologjia, nuk më pëlqejnë as butonët”, ndaj pyetjes së bërë, mbretëresha Margareth pohon se çuditet kur në rrugë sheh danezët të cilët e përdorin shumë celularin.
Në programin ku synohet t’u pasqyrohet danezëve jeta e Mbretëreshës parë nga brenda pallatit, flitet dhe për hollësi të brendshme familjare të lidhura me dashurinë e saj ndaj nipërve dhe me këshillat që ajo i jep nënës së Frederikut për të mos i dhënë shumë kek fëmijëve.
Mbretëresha Margaret e cila ka studiuar për arkeologji në Universitetin Cambridge, ka studiuar për shkenca politike në vitet 1961-1962 në Arhus, në vitin 1963 në Sorbonne dhe në vitin 1965 në Shkollën Ekonomike të Londrës. Me një karrierë mbresëlënëse Mbretëresha ka lidhje farefisnore me shumë mbretër dhe mbretëresha të shteteve të ndryshme të Europës.

Referenca:
www.gazetastart.com

Play Our Song