Content and Language Integrated Learning (CLIL) zhvilloi me sukses konferencën e saj të parë në ambientet e shkollës “Turgut Özal”, Tiranë. Ishin mbi 450 pjesëmarrës në këtë konferencë të cilët ndoqën 2 seanca plenare, 6 seanca të njëkohshme dhe 46 prezantime poster ne lidhje me mësimdhënien e lëndëve shkencore në gjuhën angleze. Përveç tyre ishin edhe 4 sesione publicitare si dhe përfaqësues nga Cambridge University Press, Oxford University Press dhe nga Houghton Mifflin Harcourt. Ajo që ra në sy ishte jo vetëm domosdoshmëria për konferenca të tilla ku u ndanë ide, metoda e teknika mjaft frytdhënëse në zbatimin e CLIL-it, por edhe përçimi i frymëzimit dhe ndjenjës së pasionit që duhet të shoqërojnë mësimdhënësit në profesionin e tyre.

Pjesëmarrësit në këtë konferencë ishin trajnerë profesionalë të mësuesve, mësues, edukatorë, zyrtarë, qeveritarë, përfaqësues të shtëpive botuese, administratorë të arsimit etj. Vendet nga të cilat vinin folësit kyç dhe pjesëmarrësit e tjerë përfshinin jo vetëm vendet e rajonit si: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina e Serbia, por edhe shumë vende të tjera, si: SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja, Irlanda, Hungaria, Spanja e Turqia.

Përgatiti: Erjona Saqe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *