Panairi Ushqimor i klasave të nënta këtë vit përkoi pikërisht me Ditën Botërore të Ushqimit. Ishte mjaft interesante dhe motoja e zgjedhur nga nxënësit: “You can’t buy happines, but you can buy cookies. And that’s kind of the same thing.”

Dita Botërore e Ushqimit është vendosur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) dhe festohet çdo vit në datën 16 tetor (datë kur u krijua FAO në 1945). Kjo ditë organizohet që prej 1981 dhe synon të ndërgjegjësojë mbi rëndësinë e ushqimit dhe rolin e tij në shëndetin dhe mirëqenien e individit dhe zhvillimin e mbarë kombeve. Çdo vit, tema është e ndryshme, por gjithnjë ka për qëllim të sensibilizojë në drejtim të përmbushjes së Objektivave të Mijëvjeçarit për zhdukjen e urisë dhe varfërisë, si dhe uljen e vdekshmërisë dhe përmirësimin e shëndetit mes fëmijëve dhe grupeve vulnerabël.

 

Punoi: Imelda Prençe

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *