Klasat e 6-ta, ishin nga klasat më të privilegjuara përsa i përket ditës në të cilën ato organizuan panairin Ushqimor. Në rrjedhën e veprimtarisë në ndihmë të familjeve në nevojë, organizimi i panairit për këtë paralel ishte në Ditën Botërore të Varfërisë.
Kjo veprimtari u zhvillua me moton: “Edhe pse s’mund ta zhdukim varfërinë, mund ta zvogëlojmë atë”. Në këtë veprimtari morën pjesë të gjithë nxënësit e klasave të 6-ta, duke u përfaqësuar me një shumëllojshmëri produktesh ushqimore.
Kjo nismë, që është përqafuar ndër vite nga të gjithë nxënësit e shkollës sonë në bashkëpunim me prindër dhe mësues, ka falur shumë buzëqeshje dhe momente lumturie kudo ku këto ndihma kanë trokitur.
Punoi: Amelia Duxha
Udhëhoqi: Enkelejda Velo