Shkolla jonë mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Tiranës, me rastin e Ditës së Verës.

Nxënësit e kolegjit “Turgut Özal” udhëtuan deri në afërsi të Liqenit të Tiranës, ku dhe u pritën nga stafi i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit (APR).

Programi i nxënësve tanë që u paraqit para publikut të shumtë të asaj dite, konsistonte në ekspozimin e stendës me punimet më të mira të klubit të robotikës dhe aktivitetin artistik të përfaqësuar nga grupi i folklorit të shkollës.

Vajzat dhe djemtë e këtij grupi performuan mjeshtërisht përmes një kërcimi modern dhe një valleje poullore.

Prezantimi ishte mjaft estetik, me veshjet dhe aksesorët  tradicionalë që kishin zbukuruar nxënësit tanë në atë ditë festive.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *