Dita Kombëtare kundër Bullizmit u organizua duke përfshirë nxënës, mësues, prindër dhe anëtarë të tjerë të komunitetit. Sensibilizimi ishte mjaft i dukshëm në punimet dhe programin që nxënësit dhe stafi përgatitën. Mesazhe ndërgjegjësuese u dhanë jo vetëm në mjediset e shkollës, por gjithashtu dhe në një organizim me pesë shkolla të tjera të Tiranës pranë hotel “Sheraton”.  

Kjo ditë u shoqërua me ekspozitën me piktura e punime të nxënësve dhe video-mesazhe realizuar nga mësuesit dhe nxënësit e shkollës me synimin e një thirrjeje ndaj të gjithë atyre që ushtrojnë bullizëm, duke theksuar  rëndësinë e luftës ndaj tij.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *