Kjo ishte tema e aktivitetit të zhvilluar nga shkolla jonë në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar. Nxënësit e klasave të nënta, të përzgjedhur në bazë të dëshirës dhe pasionit të tyre në leximin e librave jashtëshkollorë, ishin ftuar të merrnin pjesë në një bisedë me një nga aktorët dhe regjizorët e Teatrit Kombëtar, zotin Laert Vasili. Në bisedën e zhvilluar me të, u fol në lidhje me  historinë e teatrit, emrat e mëdhenj të skenës së Teatrit Kombëtar, si dhe mbi dramën më të fundit që është duke u shfaqur atje. Nxënësit ndoqën me interes rrëfimin e aktorit në lidhje me emocionet dhe energjitë që loja e aktorëve në teatër përcjell te spektatorët. Për të treguar rreth rrugës së tij të re në skenë dhe përvojës përkrah aktorëve me eksperiencë, ishte ftuar studenti Josif Sina. Nxënësit u ftuan të ndanin të njëjtën eksperiencë, duke iu dhënë mundësia të lexonin pjesë nga drama “Dama me Kamelie”.  Njohja me kulturën dhe ata që kanë kontribuar në zhvillimin dhe mbajtjen gjallë të vlerave kombëtare, është një pasurim, i cili do të vlejë padyshim si një nxitje për të vazhduar, konsoliduar dhe zhvilluar më tej rrugën e nisur prej tyre.

Punoi: Rebeka Sharko

Udhëhoqi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *