Periudha e provimeve është gjithmonë  stresuese për nxënësit, prandaj me dëshirën që ata të largohen sadopak nga ngarkesa  e përditshme mësimore, po organizohen ekskursione të ndryshme në qytetet tona turistike. Një ndër këto ekskursione ishte dhe ai i dy klasave të nënta në Durrës. Nxënësit e klasës së 9H dhe të 9D ishin shumë të entuziazmuar dhe të gatshëm për organizimin e këtij aktiviteti jashtëshkollor.Të dyja klasat u nisën në mëngjes dhe kaluan pothuaj gjysmën e ditës buzë bregdetit të bukur të Durrësit. Bënë shëtitje në shëtitoren e Vollgës, ku dhe u argëtuan në ambientet rreth e rrotull. Moti ishte shumë i mirë dhe kjo e bënte ditën të favorshme për të shëtitur.Vendi po ashtu ishte shumë piktoresk, restorantet kishin ushqim dhe shërbim mjaft të mirë. Nxënësit mbetën të kënaqur nga kjo shëtitje, sepse ia kaluan mrekullueshëm në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Punoi: Nikol Dalipi

Drejtoi: Elda Rrustemi