Ekskursion në Durrës me klasën e 8D

Ekskursion në Durrës me klasën e 8D

Për nxënësit tanë pranvera  po troket me aktivitete të larmishme dhe shëtitje jashtë Tiranës. Ishin nxënësit e klasës së 8D që zhvilluan një ekskursion buzë bregdetit ranor të Durrësit. Pas arritjes në qytetin turistik, nxënësit bënë xhiro përgjatë shëtitores “Taulantia”, ndërsa relaksoheshin dhe ndiheshin larg monotonisë së përditshme. Bisedat e ndryshme me mësuesen dhe mes miqsh  ishin plot të qeshura dhe i dhanë kënaqësi gjithë udhëtimit. Pasi arritën në fundin e shëtitores, nxënësit drekuan në një ambient të zgjedhur nga vetë ata. Era e detit dhe shoqëria e hareshme sikur ua zgjoi edhe më tepër dëshirën për të ngrënë. Shijuan, biseduan dhe ndanë mendime me njëri-tjetrin. Ky ishte një nga ato aktivitete që gjithnjë i lumturojnë nxënësit dhe që forcojnë edhe më shumë miqësinë mes tyre.

Punoi: Hera Hadëri

Drejtoi: Elda Rrustemi