Ekskursion në Durrës

Ekskursion në Durrës

Java që sapo kaloi shtoi një tjetër aktivitet jashtëshkollor për nxënësit e shkollës sonë. Gjatë saj u zhvillua një ekskursion në qytetin e  Durrësit, ku morën pjesë nxënësit e korit të shkollës. Ishte një ditë me diell, prandaj nxënësit patën mundësi të shijonin bukuritë e këtij qyteti bregdetar. Më pas, shëtitën përgjatë pedonales, ku bënë foto të ndryshme me njëri- tjetrin, që të kujtonin momentet e bukura dhe gazmore të këtij udhëtimi. Më tej shijuan një drekë të këndshme së bashku, ku nuk munguan dhe batutat midis tyre. Pas drekës u kthyen në shkollë dhe ndanë me bashkëmoshtarët e tjerë momentet e bukura të kësaj dite.

Irma Derjaj

Mësuese