Në një ditë të bukur pranverore klasat e 4A dhe e 4B zhvilluan një ekskursion në  kalanë panorameske të Prezës. Kjo kala e vjetër është e ndëtuar mbi një shkëmb dhe daton që në fillimin e  shekullit XV. Nxënësit u mahnitën me madhështinë dhe hijeshinë e saj dhe ashtu të gëzuar luajtën në mes të gjelbërimit e ajrit të pastër. Më pas vizituan shtëpitë karakteristike  të Prezës, të cilat janë ndërtuar me gurë dhe që kur i shikon me vëmendje të kthejnë pas në kohë. Nuk mund të mungonte në këtë aktivitet as vakti i drekës, që serviri për fëmijët ushqimin e tyre të preferuar, picat. Ata u kthyen në shkolllë me mbresa të paharrueshme dhe informacione të dobishme për historinë e një vendi turistik siç është Preza.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *