Nxënësit e klasave të para zhvilluan  ekskursionin me temë “Vjeshta” në Pezë. Qëllimi i tij ishte vrojtimi i ndryshimeve që sjell stina e vjeshtës në natyrë, por edhe argëtimi. Fëmijët dolën të gëzuar nga korridoret e shkollës  dhe u drejtuan tek mjetet e transportit që po i prisnin në oborr. E gjithë rruga u përshkua me këngë, duke shijuar e vëzhguar natyrën. Pasi arritën në Pezë nxënësit filuan të zbaviteshin duke luajtur lojëra të ndryshme si: tërheqje me litar, futboll, gara me vrapime e lojëra me stafeta. Në fytyrat e tyre shihej gëzimi e lumturia tek luanin e bisedonin me njëri-tjetrin. Shëtitja përfundoi duke bërë foto të shumta, por më e bukura ishte ajo e të gjithëve së bashku.

Përgatiti: Esmeralda Dibra

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *