Ëmbëlsia dhe shija e Panairit Ushqimor gjatë kësaj jave ishte shumë  e veçantë. Ishin nxënësit e shkollës fillore, të cilët me përkushtim dhe shumë dashuri reklamonin ushqimet e gatuara me aq dashuri nga mamat e gjyshet dhe bënin për vete çdo blerës.

Diku si flutura të bukura e diku si bletë punëtore, të veshur si mastershefa të vërtetë kuzhine, këta fëmijë gjallëruan ambientet e sallës së panaireve.

Ëmbëlsia e ushqimeve dhe ëmbëlsia e fëmijëve krijonin një atmosferë sa të gëzueshme aq dhe festive mes tingujve të muzikës dhe zërave gazmorë e të qeshurave fëminore. Janë kaq të bukura aktivitete të tilla ku mbizotëron kënaqësia, dashuria për njëri – tjetrin dhe shpirti i bukur fëminor.

Falenderojmë nxënësit dhe prindërit e tyre për mbështetjen që po na japin në realizimin e këtij panairi kaq të bukur e me vlera!

Përgatiti: Imelda Prençe

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *