Emocione dhe frymëzim për brezin e ri…

Emocione dhe frymëzim për brezin e ri…

Ardit Gjebrea vlerëson talentet e vegjël të Kolegjit “Turgut Ozal”

I pranishëm në koncertin festiv të zhvilluar me rastin e Festave Kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit, në shkollën tonë, ishte dhe kantautori dhe një nga figurat më të dashura të ekranit  zoti Ardit Gjebrea.

Mes emocionesh të shumta dhe pasi iu dha certifikatat nxënësve fitues të vendeve të para të Konkursit të Këngës dhe Artit pamor, artisti u shpreh se Talente të tillë mund të gjesh vetëm në skena të vërteta spektakli.

I emocionuar dhe surprizuar sidomos nga zërat e këngëtarëve të vegjël, artisti i madh vuri në dukje origjinalitetin e të kënduarit kaq të vërtetë e të gjallë, pa asnjë ndërprerje apo incizim ndihmës.

Këngëtarët e vegjël të kësaj skene të madhe arritën të përcjellin kaq shumë emocione duke kënduar live, si të ishin artistë të sprovuar.

Ne e dimë që kemi talente të vërtetë në shkollën tonë, siç dimë gjithashtu se nxënësit tanë kënduan me zërin e zemrës dhe shpirtit, sepse i këndonin Shqipërisë!

[mls_gallery id=”3013″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]