Fundi i muajit mars shënon dhe përfundimin e Javës së Anglishtes, e cila sjell gjithmonë emocione të veçanta dhe plot ngjyra në çdo kënd të shkollës. Brenda kësaj jave zhvillohen disa konkurse në fusha të ndryshme, por me një të përbashkët, gjuhën angleze, ku theksohet respekti dhe toleranca ndaj kulturave dhe traditave të të gjitha vendeve nëpër botë. Juria i ndjek me vëmendje të gjitha konkurset dhe vlerëson me pikë çdo performancë të nxënësve. Disa nga konkurset e zhvilluara janë:

Song Contest – Çdo klasë prezantohet me një këngë në gjuhën angleze, e cila jo vetëm që këndohet drejpërsëdrejti në skenë, por edhe shoqërohet me kërcime të ideuara nga vetë nxënësit.

Poetry Contest – Është radha e aktorëve për të treguar sa mirë arrijnë të përcjellin emocione edhe kur interpretojnë në gjuhë të huaj.

Dictionary Contest – Fjalori i pasur është një tregues i përvetësimit të gjuhës së huaj, ndaj edhe ky konkurs është mjaft i rëndësishëm gjatë kësaj jave.

Culture Corner – Ky konkurs e kthen çdo klasë në një shtet të botës dhe brenda një kati, kushdo mund të kalojë lehtësisht nga njëri “shtet” në tjetrin duke u njohur me veshjet tradicionale, ushqimet karakteristike, pikat më të njohura turistike, sportet më të pëlqyera, njerëzit më të famshëm etj. E veçanta e këtij konkursi është edhe ardhja e njerëzve nga vende të ndryshme të botës, të cilët shohin realisht se çfarë projektesh kanë përgatitur nxënësit e një klase për vendin e tyre. Të ftuar të ndryshëm vizituan disa klasa-shtete si: 4G (Portugali) – u vizitua nga Konsull Nderi Shqiptar për Portugalinë; 4F (Itali) – nga Drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës dhe Përgjegjësja Administrative e po këtij institucioni; 4D (Egjipt) – nga Znj, Anila Basha, gazetare e NewsBomb; 5G (Francë) – nga Isabele Jouan, e cila jeton prej 8 vitesh në Tiranë etj.

Falenderojmë të ftuarit që na nderuan me praninë e tyre dhe jurinë që ndoqi me vëmendje çdo konkurs.

Konkurset kanë përfunduar dhe jemi në pritje të ndarjes së çmimeve në ditët në vijim.

Përgatiti: Erjona Saqe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *