“Mirë se erdhe ylberi i ngjyrave të botës me zërin e anglishtes!”
Java e Anglishtes është një nga javët më të dashura dhe të mezipritura nga nxënësit, plot me aktivitete, në të cilat nxënësit kontribuojnë në mënyra të ndryshme dhe shfaqin talentin e tyre me anë të projekteve dhe konkurseve që zhvillohen gjatë kësaj periudhe. Aktiviteti më i shumëpritur i Javës së Anglishtes është Culture Corner, ku nxënësit zgjedhin një vend për të përfaqësuar dhe prezantojnë kulturën, traditat dhe karakteristikat e veçanta të tij, në mënyra nga më të ndryshmet.
Vendet dhe kontinentet e zgjedhura për t’u prezantuar këtë vit ishin:
Klasat e para: Britania e Madhe
Klasat e dyta: Evropa
Klasat e treta: Amerika e Veriut
Klasat e katërta: Azia
Klasat e pesta: Amerika e Jugut
Secila e klasë e çdo paraleli përkatës zgjedh të përfaqësojë një shtet, brenda kontinentit të përbashkët.
Për të gjallëruar atmosferën dhe për të dëgjuar prezantimet e nxënësve erdhën dhe përfaqësues nga tre ambasada të ndryshme: Ambasada Amerikane, Holandeze dhe Spanjolle.
Përfaqësuesit e secilës prej ambasadave, u mahnitën nga njohuritë, prezantimet dhe krijimet shumëngjyrëshe të nxënësve. Ky aktivitet kaq argëtues dhe edukativ për fëmijët u la shumë mbresa dhe kujtime atyre këtë vit.
Punoi: Hera Hadëri
Drejtoi: Imelda Prençe