Muaji i Bujqësisë

Nxënësit e klasave të treta pritën Ministrin e Bujqësisë i cili vizitoi Kolegjin “Turgut Özal” për të parë veprimtaritë e organizuara për Muajin e Bujqësisë. Ministri Edmond Panariti vlerësoi ndërgjegjësimin që u bëhet fëmijëve ndaj kujdesit për shëndetin, i cili fillon me njohjen e procesit të rritjes dhe kujdesin ndaj

Start

January 1, 2017

End

January 31, 2017

Address

Kolegji Turgut Ozal   View map

Nxënësit e klasave të treta pritën Ministrin e Bujqësisë i cili vizitoi Kolegjin “Turgut Özal” për
të parë veprimtaritë e organizuara për Muajin e Bujqësisë.

Ministri Edmond Panariti vlerësoi
ndërgjegjësimin që u bëhet fëmijëve ndaj kujdesit për shëndetin, i cili fillon me njohjen e procesit
të rritjes dhe kujdesin ndaj prodhimeve që na fal natyra. “Prodho shqip, tregto shqip,
konsumo shqip“ ishte motoja e projektit që u zhvillua me klasat e treta. Me anë të vizatimit
nxënësit pasqyruan tema nga Muaji i Bujqësisë si: “Natyra e bukur e Shqipërisë”, “Shporta me
fruta e perime të freskëta”, “Ferma me kafshë”, “Kodrina të mbjella me fidanë të rinj” dhe “Parcela
të mbjella me drithëra”. Aktiviteti vazhdoi me një bisedë me mastershefin shqiptar Sokol
Prenga, i cili foli mbi rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm.

Address

Rruga Bernardin Palja, Ndertesa 15, Hyrja 1
Njesia Bashkiake Nr.6
Tirana – Shqiperi

Contact

Phone: +355 69 66 94 411
Fix: +355 42 486-666
Email: info@turgutozal.edu.al

Play Our Song

TOP