Jeto me sport, jeto shëndetshëm! Aktivitetet sportive janë nga më të dashurat për nxënësit e shkollës sonë. Në to gërshetohen dukshëm aftësia që kanë nxënësit tanë në sporte të ndryshme, bukuria e entuziazmi i lojës, si dhe dëshira për fitore. Energji, lojë e bukur, emocione!

Kampionati që po zhvillohet përgjatë kësaj periudhe është Kampionati i Basketbollit për klasat 7-8-9-të, për vajzat, faza gjysmëfinale. Ndeshjet e zhvilluara kanë qenë plot emocion dhe nuk kanë munguar as “tifozët” e mbështetësit për çdo skuadër. Finalja do të zhvillohet në ambientet e Fushave Multisportive, në Parkun e Madh të Liqenit.

Përgatiti: Imelda PRENҪE

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *