Për fëmijët e parashkollorit koha është gjithmonë e mbushur me projekte interesante, pasi edukimi më i rëndësishëm nis që në fëmijërinë e hershme. Projekti i radhës i grupit parashkollor “Lepurushët” ishte aplikacioni “Shtëpia”, gjatë të cilit fëmijët kanë bërë një fletëpalosje. Në fletëpalosje shfaqej një shtëpi me elemente nga shtëpia e tyre reale apo e imagjinuar.

Vizatimet ishin aq të hollësishme me katet, dhomat, mobiliet e oborret, sa nuk kishte dy vizatime njësoj. Aftësitë e fëmijëve u shfaqën në shtëpitë e vizatuara plot me ngjyra, pemë e lule, dhe kjo tregoi sërish se sa të ndritur e kanë imagjinatën këta vogëlushë.

Punoi: Meri Berisha

Drejtoi: Elda Rrustemi